Basha në Pogradec: Do anulojmë koncesionet korruptive – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha në Pogradec: Do anulojmë koncesionet korruptive

11:54 | 22/05/2016
në Uncategorized
0

“Nëse tokë është e lire, prioritet do të kenë fermerët e zones”

 

Koncesionet e dhëna për toka bujqësore në zona të ndryshme të vendit do të anulohen dhe toka do tu jepet me prioritet fermerëve të zonave ku ndodhen këto toka. Kjo është deklaruar nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në bashkëbisedim me fermerë të fshatrave Zagorçan dhe Baçallëk të Pogradecit.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ja biseda e zhvilluar mes Bashës dhe fermerëve:

Fermeri: Ne kemi shqetësim sepse qeveria aktuale na ka grabitur tokën.

Basha: Javën e parë ky koncesion dhe dhjetëra koncesione të tilla nga e para tek e fundit, të gjitha këto kontrata do të anulohen. Kjo punë ka marrë fund. Në qoftë se kjo tokë është e lirë prioritet do të kenë fermerët e zonës.

Fermeri: S’ka turp ai? Nafta është 800 lekë /litri në Maqedoni, 1500 lekë /litri në Shqipëri. Turp, ai të mbytet. Ç’të rrojë Rama, kot që rron! S’e sheh ai, s’e dëgjon çfarë bëhet.

Fermerët u ankuan se qeveria nuk ka dhënë asnjë subvencion dhe asnjë ndihmë për ta. Madje u ankuan se dhe për të shitur dy arka me qershi u kërkojne NIPT-in.

Fermeri: Ne nuk kemi marrë ndonjë ndihmesë nga qeveria.

Basha: Ndihmesë?! Jo lekë që nuk të jep Edi Rama, po ti kokën andej ai të fut dorën të merr edhe atë që ke në xhep.Vitin tonë të parë në qeverinë e ardhshme do të ketë 100 milionë dollarë subvencione për 200 mijë familje fermerë në të gjithë Shqipërinë. Që do të thotë se do të shkojë paraja siç bëhet ujitja me pikim ashtu do të vijë subvencioni edhe në çdo familje fermere. Nuk do t’iu kërkojnë as NIPT, as sigurime. Mbajeni mend këto që ua them, se sot ua them si kryetar opozite nesër do të vij të ballafaqohem me ju si Kryeministër me këto që iu them. Paratë ekzistojnë por në vend që të vijnë tek ju shpërdorohen nga një grusht qeveritarësh në Tiranë.

Fermeri: Ato qershitë që i bëra, ai më thotë nxjerr NIPT që ti shesësh. Ore tre arka qershi kam unë, çtë nxjerr NIPT unë?!

Basha: NIPT për fermerët s’ka për të patur. Fermeri ka kartën e identitetit si çdo qytetar, ka numrin e identitetit, ai shënohet në arkë, shënohet në faturë, ai shënohet për të marrë subvencionin, ai shënohet për të marrë rimbursimin. E keni ju numrin e identifikimit s’ka nevojë për NIPT.Subvencionet janë parashikuar edhe për peshkatarët. Sipas përllogaritjeve 2.8 milionë euro është kostoja e buxhetit të shtetit për të subvencionuar bazën materiale, para që sot përfundojnë në një muaj në xhepat e oligarkëve. Shkatërrimi që u bë infrastrukturës së peshkatarëve ishte një tjetër shqetësim i peshkatarëve.

Banori: As gjermani nuk vinte ashtu me snajper, prishën e bënë. Unë kisha një ndërtesë por nuk morëm as lekë, as asgjë.

Peshkatari: Ju me të ardhur në pushtet duhet të na premtoni, të na e bëni jo vetëm për ne sepse ky nuk është vetëm liqeni jonë është edhe i juaji, i gjithë Shqipërisë.

Basha: Do të ketë një skemë investimi dhe një skemë mbështetje. Rrjetat, kombinoshet, grepat do të jenë 100 për qind të rimbursuara nga shteti. Sa i kushton shtetit kjo, se e kemi bërë llogarinë ne? 2.8 milionë euro. 2.8 milionë euro i merr për një javë Koço Kokëdhima me një dorë.

Fermeri: Do ta japin votën ty e kanë 100%, se varfëria ka shkuar ku smban më. Ishin diku 250 të punësuar në liqenin e Pogradecit. Tani ikën ata, s’janë më.

Basha u takua dhe me banorët të fshatit Beragozhdë ku pak muaj më parë 30 persona u plagosën nga shpërthimi i një bombule gazi.

Ndonëse të paaftë për punë , ata thonë se janë lënë në mëshirë të fatit nga qeveria dhe se nuk u është asnjë ndihmë as financiare dhe as në medikamente.

Basha ka premtuar se qeveria e drejtuar prej tij përmes një vendimi të posaçëm qeverie do tu japë KEMP të lënduarve.

Basha: Çfarë kemi në dorë si opozitë do ta bëjmë. Por po ju them nguliteni në mendjen nuk do t’ju lëmë vetëm. Edhe po s’e dhanë këta, ne do ta bëjmë me vendim të posaçëm qeverie KEMP-in për të gjithë të lënduarit e aksidentit të Beragozhdës.

Një takim të veçantë Basha zhvilloi edhe me të rinjtë e Pogradecit. Garantimi i votës së lirë është deklaruar nga Lulzim Basha si beteja më e rëndësishme e Partisë Demokratike dhe Shqipërisë.

Etiketa: anulimi i koncensionevebasha ne pogradec

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Shpëtim Idrizi: U konfirmuam si parti e së ardhmes

Shpëtim Idrizi: U konfirmuam si parti e së ardhmes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com