Josif Kavaja, 45-vjeçari që qëlloi me kallashnikov drejt policisë pasditen e sotme në fshatin Seltë në Elbasan, vijon të jetë i arratisur në pyll. Burimet bëjnë me dije se policia po përpiqet të bindë një të afërm të tij që të negociojë për ta bindur që të dorëzohet.
Drejt vendit ku qëndron i fshehur 45-vjeçari janë nisur edhe forcat e RENEA-s të pajisur me snajper për të ndërhyrë në rast se ai do të qëllojë drejt tyre.