Kryepeshkopi Janullatos uron Krishlindjen: Këtë vit do ta kremtojmë pa u mbledhur familjarisht edhe me miq – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryepeshkopi Janullatos uron Krishlindjen: Këtë vit do ta kremtojmë pa u mbledhur familjarisht edhe me miq

09:33 | 24/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse në Shqipëri, Anastas Janullatos ka uruar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët.

Janullatos thotë se këtë vit diktuar nga kushtet e pandemisë festa e Krishtlindjes do festohet pa u mbledhur familjarisht ose me miq, apo me pjesëmarrje si vitet e kaluara në ceremoni.

“Krishtlindjen këtë vit do ta kremtojmë pa festime sipërfaqësore, pa u mbledhur familjarisht ose me miq të shumtë. Ky është një rast për të vlerësuar se sa shumë rëndësi kanë në jetën tonë shpirtërore dhe shoqërore ato gjëra që besimtarët i konsiderojnë të vetëkuptueshme”, thotë Janullatos.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

MESAZHI NGA JANULLATOS

† Anastasi
Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë.

KRISHTLINDJE 2020
Prania vendimtare

“Emri i tij… Perëndia është me ne” (Matth.1:23)

Këtë vit, Krishtlindjen do ta kremtojmë pa festime sipërfaqësore, pa u mbledhur familjarisht ose me miq të shumtë, por edhe pa pjesëmarrjen e gjerë të besimtarëve në ceremonitë adhuruese. Në të njëjtën kohë, kufizimet për shkak të pandemisë do të kenë edhe disa efekte anësore pozitive. Para së gjithash, ky është një rast për të vlerësuar se sa shumë rëndësi kanë në jetën tonë shpirtërore dhe shoqërore ato gjëra që besimtarët i konsiderojnë të vetëkuptueshme, si për shembull mundësia për të shkuar në kishë, kur të duam ne, për t’u lutur, për të marrë pjesë në shërbesat fetare dhe në misteret e Kishës. Këtë herë bëhet fjalë për një lloj tjetër “kreshme” dhe ushtrimi, të imponuara nga kushtet e jashtme.

Në këtë të kremte të madhe, ndoshta do të jenë më të pakta shfaqjet sipërfaqësore, si zhurma shurdhuese e tepruar dhe elementet pa lidhje që kanë depërtuar brenda saj, me synim kryesor fitimin dhe lavdinë e kotë, duke e tjetërsuar kuptimin e vërtetë të kësaj të kremteje unike. Do të kremtojmë me thjeshtësi, privim, por edhe me dhimbje për ata që ndërruan jetë të vetmuar dhe për sa mbijetuan mes hidhërimit dhe dëshpërimit, të torturuar nga vështirësi të shumëllojta.

Me gjithë këtë tjetërsim dhe shkretim që na kërcënon, në të kremten e Krishtlindjes mbizotëron gjithmonë ngjarja unike: Ardhja dhe prania e Birit dhe e Fjalës së Perëndisë. Krishti nuk vjen si vizitor për të na përshëndetur tërë mirësjellje e më pas të largohet pa u ndjerë. Ai vjen të qëndrojë me ne. Ky është kuptimi i fjalës Emanuel, që do të thotë: “Perëndia është me ne”. Nuk vjen si një njeri i pushtetshëm për të na e hequr lirinë, duke na imponuar vullnetin e Tij. Ai vjen si foshnjë, duke ndarë me ne privimin, të qenit i huaj dhe, me buzëqeshje paqeje e shprese vjen të qëndrojë me ne. Edhe Ai vetë do të vuajë sprova, fyerje, armiqësi, që do të kulmojnë gjatë Pësimit të Tij, teksa merr pjesë në vuajtjet e mbarë njerëzimit. Ai vjen të qëndrojë me ne si i vënë në dyshim nga të tjerët, i përndjekur, që të na mbështesë dhe të na ngushëllojë me premtimin e Tij ngjallësor: “Edhe ja, unë jam bashkë me ju gjithë ditët, deri në mbarim të jetës” (Matth.28:20). Ai është me ne jo vetëm në kohë të gëzuara suksesesh, kur kemi shëndet të mirë dhe marrëdhënie harmonike me të tjerët. Ai vazhdon të qëndrojë mistikërisht me ne edhe në periudha të turbullta, kur qenien tonë e stërmundojnë hidhërimi, dështimi, sëmundja.

Mbi të gjitha, kjo prani vendimtare duhet të jetë e ndërgjegjshme dhe e vazhdueshme gjatë formësimit dhe kontrollit të mendimeve, të ideve, të vendimeve dhe të veprimeve tona. Nuk mund të lutemi që të jetë i pranishëm në orët e vështira të jetës sonë dhe të tregohemi indiferentë e të mos i kushtojmë rëndësi vullnetit të Tij në mentalitetin dhe sjelljen tonë të përditshme. Vetëm ndjesia e vazhdueshme e pranisë së Tij mund të na udhëheqë saktë në peripecitë e jetës sonë.

Pikërisht, këtë prani të Tij të shumanshme ftohemi ta përjetojmë me më shumë intensitet; këtë herë duke u mburrur më pak për dijen tonë, për aftësitë dhe fuqinë tonë njerëzore. Duke bërë më shumë kërkime rreth përparësive të gjinisë njerëzore dhe me më tepër solidaritet në nivel lokal e global. Duke pasur më tepër shpresë. Është diçka simbolike, se vaksina që pritet të japë zgjidhjen për të dalë nga robëria jonë e shumanshme e koronavirusit, vjen në jetën tonë si një dhuratë e veçantë Krishtlindjeje.
Le të rezistojmë brenda kësaj atmosfere izolimi të çuditshëm, vetmie, ankthi dhe frike të imponuar nga pandemia, duke kremtuar Krishtlindjen e sivjetshme me përkushtim të plotë ndaj pranisë çlirimtare të Birit dhe Fjalës së pakrijuar të Perëndisë, i Cili hyn brenda krijesës së dukshme, duke e pasur Ai fjalën e fundit në ecurinë e jetës sonë dhe të mbarë krijesës.

Në vetminë e papërcaktuar dhe të papritur që na ka ngrirë akull, prania mistike e Krishtit e ngroh mendimin dhe i gjallëron mushkëritë tona. Ky mesazh optimist i Krishtlindjes, i pastër si diamanti, pa zbukurime të shumta, pa veshje me ar dhe ambalazhime marramendëse, sivjet duhet të nxirret në pah dhe të përjetohet në një mënyrë të veçantë. Jo si kujtim i thjeshtë i një foshnje që është i denjë për t’u dashur, por si mesazh vendimtar shprese, si shprehja e vetme e dashurisë, e plotfuqishmërisë së Atit, Zotit dhe Krijuesit të gjithësisë; si garanci për faktin se nuk jemi të vetëm në aventurën tonë personale e globale, dhe as në këtë pandemi.

Këtë përvojë vendimtare duhet jo vetëm që ta fuqizojmë brenda vetes sonë, por edhe ta transmetojmë si antitrupa shpirtërorë tek ata që jetojnë rreth nesh. Me dhembshuri, me përulësi, me fjalë, me heshtje, pa egoizëm acarues. Nuk është vetëm koronavirusi që transmetohet pa zhurmë dhe në mënyrë aktive; shumë herë më tepër kjo ndodh me besimin tonë në këtë prani çlirimtare, i cili transmetohet qetësisht dhe në mënyrë të frytshme nga njëri besimtar tek tjetri dhe nga njëri grup tek tjetri.

Vëllezërit e mi, pra, dhurata më esenciale e Krishtlindjes, që mund t’ia ofrojmë vetes sonë dhe atyre përreth, është të kuptuarit dhe dëshmia e pranisë së Shpëtimtarit Krisht në jetën tonë të përditshme.

Krishtlindje të bekuara dhe me shëndet! Viti i Ri 2021 na sjelltë paqe dhe qoftë plot me dritë!

Me lutje të zjarrta te Zoti,
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë.

Etiketa: Anastas Janullatosbesimtarëtfesta e KrishtlindjesKrishtlindjeKryepeshkopi i Kishës Ortodokse në Shqipëri

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Sonte futen në fuqi masat e reja shtrënguese kundër COVID-19

Sonte futen në fuqi masat e reja shtrënguese kundër COVID-19

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com