Nga dita e sotme në Maqedoninë e Veriut do të fillojë zbatimi i masave të reja për COVID-19.
Me masat të cilat do të jenë në fuqi deri më 20 janar, orari i punës i objekteve të hotelerive dhe gastronomike do të jetë deri në orën 18:00.
Gjithashtu ndalohet edhe organizimi festave të ndryshme në prag të fund-vitit si edhe grumbullimi i personave.
Sipas autoriteteve shëndetësore këto masa kanë për qëllim që të shmangin rritjen e numrit të të infektuarve nga Covid-19, në prag të festave të fund-vitit.
Masat në fjalë ndalojnë edhe organizime për pritjen e Vitit të Ri në hapësira të hapura dhe të mbyllura nga personat fizik dhe juridik.