Braçe habitet me Albinin, Vetëvendosja i kthen kusurin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Braçe habitet me Albinin, Vetëvendosja i kthen kusurin

17:42 | 16/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Shqipërisë, Erion Braçe, pasi ky i fundit hodhi kritika në drejtim të Albin Kurtit.

Abazi i ka kujtuar Braçes ’21 Janarin’ dhe i ka thënë se akoma nuk keni vënë drejtësi edhe pse kenë 7 vite në pushtet.

Ai ka thënë se LVV-ja është në krah të kauzës së drejtë të protestuesve “Drejtësi për Klodianin” por jo pro shkatrrimit të qytetit.

Tutje Abazi i’u ka drejtuar Braçes duke i thënë se dhuna në Shqipëri është sistemike, dhe e strukturuar nga lart-poshtë.

“Në vend që z. Braçe të merret me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ai do ishte më i dobishëm po të ishte i sinqertë e t’i tregonte publikisht Edi Ramës pse është i drejtë shkarkimi dhe hetimi i Ardi Veliut, pse ky akt është minimumi i domosdoshëm për të treguar reflektim të vërtetë institucional dhe pse Edi Rama është i vonuar në përmbushjen e kësaj kërkese legjitime të protestuesëve, të cilën Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri e ka mbështetur prej fillimit” shkruan Abazi në Facebook.

Postimi i plotë:

Pas statusit të gjatë të zv. kryeministrit, Erion Braçe, mbi Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtin, ia rikujtojmë z. Braçe se shumë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, unë përfshirë, ishim aty më “21 Janar”, kur u vranë protestuesit në Tiranë, kur u rrahën nga policia e kur na hidhnin gaz lotsjellës. Ishim aty dhe kemi kërkuar drejtësi edhe në vitet që ndoqën. Mirëpo, të gjithë e dimë se për “21 Janarin” nuk u vendos kurrë drejtësi, edhe pse Partia Socialiste është prej 7 vitesh në pushtet!
Në protestat e nisura prej 9 dhjetorit me thirrjen “Drejtësi për Klodianin” kemi qenë sërish aty, në krah të protestuesëve që janë rrahur para dhe pas arrestimit. Nuk jemi pajtuar me shkatërrimet që i kanë ndodhur selisë së Partisë Socialiste as në Shkodër e as në Tiranë, dhe këtë e kemi bërë të qartë me deklarata publike ku i kemi kërkuar distancim protestuesëve prej këtyre akteve. Gjithashtu, u kemi uruar publikisht shërim të shpejtë e të plotë protestuesëve dhe efektivëve të policisë që janë lënduar në këto protesta. Por jemi shumë të vetëdijshëm që edhe pse ka ndërruar pushteti në Shqipëri, thjesht janë ndërruar rolet, por jo edhe lloji i regjimit. Dhuna në Shqipëri është sistemike, dhe e strukturuar nga lart-poshtë, është indirekte dhe direkte, është dhunë e përditshme ne shtetin e kapur.
Edi Rama iku nga protesta e “21 Janarit” duke i lënë protestuesit në rrugë, pa e mbyllur protestën ku qytetarët rriheshin në mënyrë të shfrenuar nga policia. Këtë e mbaj mend mirë unë dhe gjithë shqiptarët. Gati 10 vite më vonë, në protestat ku po kërkohet “Drejtësi për Klodianin”, sërish populli është i indinjuar me pozitën, i dhunuar nga policia dhe i braktisur nga opozita, që nuk i doli për zot këtyre protestave për drejtësi. Kemi qenë aty më “21 Janar”, jemi aty edhe sot, për të kërkuar drejtësi, sepse ne nuk kemi ndryshuar.
Nuk mund të ketë drejtësi për Klodianin me Policinë e Shtetit të drejtuar nga kryepolici Ardi Veliu, që tentoi të manipulonte e mashtronte opinionin publik në orët e para pas vrasjes së Klodianit. Nuk mund të ketë drejtësi për Klodianin pa një hetim të plotë të zinxhirit komandues të Policisë së Shtetit për këtë rast dhe për dhunën shproporcionale ndaj protestuesëve. Në vend që z. Braçe të merret me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ai do ishte më i dobishëm po të ishte i sinqertë e t’i tregonte publikisht Edi Ramës pse është i drejtë shkarkimi dhe hetimi i Ardi Veliut, pse ky akt është minimumi i domosdoshëm për të treguar reflektim të vërtetë institucional dhe pse Edi Rama është i vonuar në përmbushjen e kësaj kërkese legjitime të protestuesëve, të cilën Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri e ka mbështetur prej fillimit.
Shqipëria nuk ka një forcë socialdemokrate në pushtet. Krerët e Partisë Socialiste e kanë përshpejtuar brutalitetin e sistemit ekonomiko-politik neoliberal, duke vazhduar shitjen e shkatërrimin e pasurive kombëtare, duke rrënuar shëndetësinë dhe arsimin, e duke i çuar pabarazitë ekonomike në ekstrem. Brutaliteti i këtij sistemi nuk mirëmbahet dot ndryshe përveç se me dhunë të ushtruar ndaj qytetarëve, përmes instalimit të shtetit policor. Që të çrrënjoset shteti policor, nevojiet ndryshimi njëherë e mirë i modelit ekonomiko-politik, drejt socialdemokracisë. Nga njëra anë lufta ndaj pabarazisë, e nga ana tjetër nacionalizmi progresiv shqiptar, ky është kombinimi emancipues për ne si shoqëri e si komb.
Në vijm një fragment i shkëputur nga komunikata e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbi “21 Janarin”, që është aktuale edhe sot:
“Në institucionet e shtetit shqiptar zakonisht i shohim partitë pa popull kurse sot e pamë popullin pa parti, të zemëruar me pozitën dhe të braktisur nga opozita. Kjo demonstratë tregoi hendekun midis qytetarëve të pakënaqur dhe qeveritarëve të vetëkënaqur, por edhe konfirmoi hendekun tjetër midis popullit dhe opozitës.”

Etiketa: Boiken AbaziDrejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosjeerion braceShqiperizëvendëskryeministri i Shqipërisë

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Po rrinte në dritaren e shtëpisë, fëmija 3 vjeç plagoset nga “plumbi qorr”

Punonte në ndërtim, gjendet pajetë 21-vjeçari në Peqin! Dyshohet se ra nga lartësia

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com