Protestat në Tiranë/ KiE: Zero tolerancë për zyrtarët e përfshirë në përdorimin e dhunës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protestat në Tiranë/ KiE: Zero tolerancë për zyrtarët e përfshirë në përdorimin e dhunës

13:16 | 16/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Komisioneria e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović ka deklaruar se autoritetet shqiptare duhet të jenë të përmbajtur në menaxhimin e demostratave të të sigurojnë hetime të hollësishme, të pavarura dhe efektive për të gjitha pretendimet e përdorimit të tepruar të forcës.

Në një deklaratë të bërë ditën e sotme rreth protestave të mbajtura ditëve të fundit në Shqipëri për vrasjen e Klodian Rashës në uebsajtin e KiE, thuhet se Mijatović shpreh shqetësimin e saj për “përshkallëzimin e përplasjet midis policisë dhe protestuesve.”

“Përdorimi jo-proporcional i forcës është raportuar gjithashtu në lidhje me demonstrata të tjera që u zhvilluan në Shqipëri në fillim të këtij viti. Përgjigja ndaj pandemisë COVID-19 nuk u jep autoriteteve lirinë për të përdorur forcë kur mblidhen njerëzit. Në këtë kontekst, ajo vë në dukje përdorimin e autobotëve me ujë, sprajit të piperit dhe mjeteve të tjera të fuqishme që kanë çuar në plagosjen e disa protestuesve dhe ndalime në shkallë të gjerë, përfshirë fëmijët.”

Read more

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Dunja Mijatović deklaroi se policia duhet të bëjë dallimin midis individëve të përfshirë në dhunë dhe atyre që demonstrojnë në mënyrë paqësore, si dhe shtohet më tej, të përmbahen nga përdorimi i rëndë ose pa kriter i forcës.

“Ndërsa e drejta për tubim paqësor mund të kufizohet për të mbrojtur shëndetin publik, autoritetet duhet të mbështesin parimet e domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit në të gjitha rrethanat. Prandaj, ndalimet grumbullimeve dhe shpërndarja e demonstratave për të vetmen arsye se ato po shkelin rregullat e bllokimit, pa marrë në konsideratë masa më pak kufizuese, duhet të shmangen. Policia duhet gjithashtu të bëjë dallimin midis individëve të përfshirë në dhunë dhe atyre që demonstrojnë në mënyrë paqësore dhe të përmbahen nga përdorimi i rëndë ose pa kriter i forcës. Për më tepër, çdo ndalim i fëmijëve duhet të kryhet vetëm si një masë e fundit dhe duhet të respektojë plotësisht të drejtat e tyre procedurale, duke përfshirë të drejtën për t’u pyetur vetëm në prani të një avokati ose njërit prej prindërve ose kujdestarëve të tyre. Është thelbësore që të sigurohet që oficerët e policisë që veprojnë në kontekstin e demonstratave të marrin trajnim të specializuar në menaxhimin e negociuar të mbledhjeve dhe përdorimin proporcional të forcës.”

Sipas saj, autoritetet duhet në çdo kohë të demonstrojnë tolerancë zero ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit të përfshirë në përdorimin e tepruar të forcës, të cilët, shton Mijatović  duhet të identifikohen, të sillen para drejtësisë dhe të sanksionohen në përputhje me praktikën gjyqësore përkatëse të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Udhëzimet për Çrrënjosjen e Mosndëshkimi për shkeljet serioze të të drejtave të njeriut miratuar nga Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës në 2011.

“Veshja e etiketave të dukshme të identifikimit ndihmon në sigurimin e përgjegjësisë. Për më tepër, personat që pretendojnë të jenë viktima të sjelljes së keqe të policisë duhet të jenë në gjendje të paraqesin një ankesë për të marrë dëmshpërblim. Duke vënë në dukje se shumica e personave të ndaluar janë liruar, Komisioneria u bën thirrje autoriteteve të shpejtojnë lirimin e çdo protestuesi paqësor të mbetur që mund të jetë akoma në paraburgim.Sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë një shkelje serioze të lirisë së shtypit dhe të drejtës për tu informuar. Autoritetet duhet të sigurojnë që gazetarët mund të vazhdojnë të informojnë qytetarët pa frikë nga kërcënimet ose aktet e dhunës ”. 

Etiketa: autoritetet shqiptareDunja MijatovićKomisioneria e Këshillit të Evropës për të Drejtat e NjeriutProtestat në Tiranë

Të Lidhura

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Para
Nota e Shën’Kollit m’shpin tonë

Rrësheni u përgjak sërish! Sistemi i drejtësisë ende larg atij të një vendi normal europian

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com