KQZ publikon vetdeklarimin e Artur Bushit por edhe kryebashkiakut të Poliçanit Adriatik Zotkaj dhe ai i Mallakastrës, Agron Kapllanaj rezulton i dënuar në Itali për një ngjarje të ndodhur ne 1995
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve publikoi sot listën e krybashkaikëve të cilët kanë probleme me të shkuarën e tyre. Artur Bushi, kryetari i Bashkise se Krujes, ka deklaruar se ka qenë dy herë në hetim në shtetin italian, një herë për hetim një herë si i dyshuar për trafik narkotikësh.
Kryebashkiaku i Poliçanit Adriatik Zotkaj, ka pranuar gjithashtu se është dënuar tri herë. Edhe kreu i Bashkise së Mallakastrës, Agron Kapllanaj rezulton i dënuar në Itali për një ngjarje të ndodhur ne 1995.