Emigrantët, deklarim të adresës me detyrim, Lleshaj shpjegon procedurën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emigrantët, deklarim të adresës me detyrim, Lleshaj shpjegon procedurën

15:56 | 04/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj bëri një inspektim në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile për të parë nga afër demonstrimin e vënies online të shërbimit për vetëdeklarimin e adresës për shtetasit shqiptarë në migracion.

Lleshaj theksoi se ky shërbim i ri do t’u japë mundësi shtetasve për të përfituar nga shërbimet që ofrohen online dhe për të marrë pjesë në zgjedhje.

“Pata mundësinë që të inspektoj dhe të shoh në vend sot, demonstrimin e mënyrës së aplikimit për regjistrim të qytetarëve shqiptarë që banojnë jashtë vendit.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Dihet tashmë që qeveria ka marrë vendimet e duhura për të mundësuar regjistrimin e qytetarëve shqiptarë, që banojnë jashtë Shqipërisë, me qëllim që atyre t’u ofrohet një gamë e tërë shërbimesh, ndër të cilët shërbimi ose pjesëmarrja në zgjedhje është më e rëndësishmja. Tashmë sistemi është bërë funksional dhe radha është e qytetarëve, që banojnë jashtë vendit, të cilët ta shfrytëzojnë sistemin për t’u regjistruar në të, me qëllim që prej këtij sistemi të mund të përfitojnë të gjithë gamën e shërbimeve që ofrohen tashmë onine, ose kryesisht online në Republikën e Shqipërisë. Dhe për të lehtësuar mundësinë e pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje, në zgjedhjet e ardhshme kur do t’u jepet edhe mundësia e votimit edhe nga vendet ku janë. Jo për zgjedhjet e 2021, por për zgjedhjet vijuese, pas tyre.

Nuk janë vetëm zgjedhjet qëllimi i këtij sistemi, por qëllimi janë mundësimi i pjesëmarrjes në të gjitha shërbimet që ofrohen tashmë online, ose kryesisht online.

Por e shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje jo vetëm qytetarëve shqiptarë që banojnë jashtë Shqipërisë, por edhe qytetarëve shqiptarë brenda Shqipërisë, që të kuptojnë mirë se një numër përherë e më i madh shërbimesh në Republikën e Shqipërisë, po ofrohet dhe do të ofrohet vetëm online.

Për t’u mundësuar pjesëmarrja dhe përfitimi nga këto shërbime është jetike pajisja me kartën e identitetit. Karta e identitetit është çelësi, që hap dyert për tek shërbimet. Në qoftë se ju mungon çelësi nuk mund t’i merrni shërbimet. Ndaj duhet të nxitoni për t’u pajisur me karta në të gjitha zyrat e aplikimit, të cilat janë shtuar tashmë, edhe si zyra, edhe si poste, dhe kushtet e aplikimit janë më të mirat e mundshme.

Dua t’u bëj të qartë të gjithë qytetarëve se së shpejti përfitimi i shërbimeve online në portalin e-Albania do të kushtëzohet jo vetëm nga pasja e kartës, por do të kushtëzohet me pasjen e një karte të vlefshme. Personat që kanë karta të pavlefshme, pavarësisht se mund të kenë një kartë dhe një numër personal identifikimi, nuk do të mund ta përfitojnë shërbimin.

Pra, mbetet jetike thirrja: Nxitoni për t’u pajisur me kartat e identitetit!, në mënyrë që të përfitoni shërbimet, por në mënyrë që të përfitoni dhe të drejtën për t’u regjistruar dhe për të marrë pjesë në votimet e ardhshme, për arsye se Kodi i ri Elektoral parashikon identifikimin elektronik, identifikimin biometrik. Dhe ky identifikim biometrik nuk mund të kryhet në qoftë se ju nuk keni në dispozicion një kartë të vlefshme identifikimi”, deklaroi Lleshaj.

Etiketa: Emigrantet shqiptarsander lleshaj

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
I shërbeu komunitetit për vite me radhë, ndahet nga jeta doktori Eduart Dhamo

E premtja e zezë/ 18 viktima dhe 801 raste me COVID-19

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com