Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Tiranë-Durrës, pranë Sukthit. Një kamion është përplasur me trafikndarësen dhe kabina e tij ka përfunduar në anën tjetër të rrugës.
Policia bën me dije se fatmirësisht nuk ka viktima apo të lënduar. Sipas njoftimit paraprak dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë.
Aksidenti duket se ka sjellë trafik të rënduar, për të cilin po punohet për ta normalizuar.