Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Tiranë. Një 25-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke i vetëvarur.
Raportohet se i riu me inicialet A. M. është gjetur nga i vëllai i varur në shtëpi.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 30.11.2020, në rrugën “Halit Haxhia” në Babrru, është gjetur nga vëllai i tij, i vetëvarur në banesë shtetasi A.M., 25 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.