Mediat spekuluan se çifti i njohur Fero dhe Arbenita i kishin dhënë fund beqarisë së tyre në një ceremoni intime martese.
Mendohet se vetëm rrethi më i ngushtë i çiftit ka qenë në dijeni të kësaj martese. Pas dy ditësh nga dalja e lajmit, Fero dhe Arbenita kanë reaguar për herë të parë në rrjetet sociale.
Arbenita ka publikuar një foto në krah të Feros me mbishkrimin “Si duket një çift që nuk i intereson asgjë”.
Ata kanë qenë duke udhëtuar me makinë në momentin e shkrepjes së fotos. Ata duken të pa shqetësuar nga lajmet që kanë qarkulluar kohët e fundit në media për martesën e tyre.