Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama, tha një javë më parë se nuk dihet në se do të ketë marrëveshje PS-LSI për kryebashkiakune ri
Kandidatura për bashkinë e Dibrës, është një ndër temat kryesore të takimit të sotëm Rama-Meta në rezidencën qeveritare. Kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta po zhvillojne nje takim tek vila 30 ku marrin pjesë edhe kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Takimi ka nisur rreth orës 10:00 mensohet se temë e diskutimit janë edhe skandalet e fundit me të cilat është përballur kjo mazhorancë, siç është ceshtja e pergjimeve por edhe kercenimi i kryebashkiakut të Kavajës ndaj deputetit socialist Ben Blushi.
Burime nga takimi i thanë 27.al se bisedimet janë përqëndruar kryesisht tek marrëveshaj që këto dy parti do të kenë për kandidatin e Dibrës. Beteja e Rilindjes për bashkinë e Dibrës ëhstë mjaft e vështirë pas imazhit të shkatërruar të saj në këtë qytet. Ish-kryebashkiaku socialist i Dibrës, Shukri Xhelili, u shfaq në një video ku evidentohet afera seksualë përkundrejt një vendi punë me një 20-vjeçare.