Lidhur me festat e 28-29 nëntorit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasturliu ka kërkuar ditën e sotme që këto festa na gjejnë përballë sfidës së shëndetit publik që vjen njëherë në shekull dhe sot patriot është ai që qëndron në shtëpi.
“Në fund dy fjalë me një lutje për të gjithë: E kuptojmë fare mirë dëshirën për të festuar, aq më tepër Festat e Nentorit. Por këtë vit, këto festa na gjejnë përballë një sfide të shëndetit publik, që ndodh një herë në shekull. Patriot sot është kush qëndron në shtëpi, për të mbrojtur shëndetin e vetes, familjes dhe të afërmve. Do të vijë një kohë kur, ndër fitoret tona më të medha do të jete dhe fitorja që arritëm bashkë në betejën për shëndetin!”, tha Ministrja.