Kreu i shtetit Nishani: Prokuroria të hetojë kreun e Bashkisë Tiranë
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka paditur zyrtarisht në gjykatë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke kërkuar dëmshpërblim moral për deklaratat e tij. Padia është depozituar më 19.052016 pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet. Shuma që kërkon kreu i Shtetit nga kryebashkiaku është simbolike prej 1 mijë lekësh të vjetra. Objekti i padisë është: “Detyrimin e palës së paditur të më dëmshpërblejë për dënimin moral të pësuar prej cenimit të nderit dhe personalitetit me vlerën 100 lekë. 2. Detyrimin e palës së paditur të përgënjeshtrojë deklaratat e bëra duke publikuar me shpenzimet e veta në emisionin “Opinion” dhe mediat kombëtare vendimin e Gjykatës”. Çështjen në fjalë do ta gjykojë gjyqtarja Arjana Liço. Nishani e paralajmëroi padinë më 12 maj në një konference të posaçme për shtyp.