Një sulm me thikë ka ndodhur në Kaliforni ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona. mediat e huaja bëjnë me doje se sulmi ka ndodhur në një kishë në San Jose të Kalifornisë.
Departamenti i Policisë në San Jose ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se zyrtarët i janë përgjigjur sulmit të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të dielës.
Ata kanë thënë se disa persona janë plagosur, disave u është kërcënuar jeta, derisa më vonë kanë njoftuar për dy viktima.
Ndër të tjera policia bën me dije se në kohën e sulmit nuk ka qenë duke u kryer asnjë shërbim në kishë, mirëpo personat e pastrehë kanë qenë aty për t’i ikur motit të ftohtë.