Në fillim tentativa për një lamtumirë të bujshme, më pas një rikthim i sforcuar, kjo ishte një verë ndryshe për Leo Messin që për herë të parë më shumë u komentua për atë që bën jashtë fushe. “Pleshti” zgjodhi heshtjen duke mos preferuar të flas pa topin në këmbë, heshtje të cilën e thyen gjatë rikthimit në Barcelonë. Me dhjetëra gazetarë e prisnin në aeroport ku pyetjet e shumta bezdisën jo pak yllin argjentinas.
Një prej tyre ishte në lidhje me Grizmann, raportin që ka me sulmuesin francez, kujtojmë që pak kohë më parë ish agjenti i Griezmann, lëshoi disa akuza në drejtim të Messi: “Antonie shkoi në një klub ku Messi ka gisht mbi gjithçka, ai është perandori, monarku dhe nuk e priti mirë afrimin e Griezmann”, ishte shprehur ish agjenti i tij në një intervistë për “France Football”.
Messi nuk e priti aspak mirë këtë pyetje duke iu përgjigjur shkurt: “Jam i lodhur duke qenë gjithnjë problemi i të gjithëve”.
Messin e priste jashtë aeroportit bashkëshortja e tij dhe insistimi i gazetarëve bëri që Messi të acarohej: “Çfarë bëni? Pas 15 orësh udhëtimi, tani më duhet që të jap shpjegime edhe përpara prokurorëve. Kjo është një çmenduri”.
https://youtu.be/EFLnhAPxa1Y?t=2