Totozani: Në hetim janë përfshirë ekspertë penalistë e psikologë
Dy grupe ekspertësh penalistë dhe psikologë kanë hetuar për skandalin e Shkodrës dhe kanë dërguar dosjen në Prokurori. Këtë deklaroi Avokati i Popullit Igli Totozani, i cili shton se bëheët fjalë për një çështje komplekse. Totozani shprehet se “Bëhet fjalë për një hetim dy javor intensiv i prokurorisë. Rezultati i monitorimit tonë kanë qenë ngacmimet seksuale, ndërsa prokuroria përmes hetimit të saj dhe ekspertëve mjeko ligjor ka arritur të konstatojë që ngjarjet janë edhe më të rënda se i kemi ngjetur ne. Bëhet fjalë për disa fjalë, nuk mund të them një numër, por janë më shumë se dy që janë keqtrajtuar dhe janë detyruar të punojnë në atë qendër . Gjithashtu ka implikim të familjarëve, të fëmijëve të njërës prej personave të cilët janë në ndjekje tashmë nga prokuroria. Ngjarja është komplekse.”