Mbyllja e Lombardisë dhe Milanos ka detyruar Konsullatën shqiptare në Milano të ndërpresë shërbimet deri me datën 3 dhjetor. Gjatë kësaj kohe Konsullata do të garantojë shërbimin me postë si edhe vetëm rastet urgjente (si nulla osta vdekje).
Në një njoftim Konsullata bën të ditur se qytetarët që kanë të fiksuar takim për pasaportë dhe kartë ID, do të njoftohen me e-mail për datën e re të takimit, sapo situata të normalizohet dhe të fillojë sërish lëvizja e lirë nga një qytet në tjetrin si dhe hyrja në Lombardi rajon i konsideruar zonë e kuqe.
Njoftim i plotë:
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano, në zbatim të Dekretit të Kryeministrit Italian Giuseppe Conte i firmosur ne dt. 03.11.2020 i cili ka hyrë në fuqi sot në dt. 06.11.2020, komunikon se ndërpriten përkohësisht të gjitha shërbimet konsullore deri në datën 3 DHJETOR 2020.
Do të garantojmë shërbimin me postë si edhe vetëm rastet urgjente (si nulla osta vdekje).
Qytetarët që kanë të fiksuar takim për pasaportë dhe kartë id, do të njoftohen nga ne me e-mail për datën e re të takimit, sapo situata të normalizohet dhe të fillojë sërish lëvizja e lirë nga një qytet në tjetrin si dhe hyrja në Lombardi rajon i konsideruar zonë e kuqe.
Kontrolloni vazhdimisht profilin tonë zyrtarë në Facebook dhe faqen tonë zyrtare në web për njoftime të reja.
Gjithashtu, ftojmë të gjithë qytetarët tanë të ndjekin me përpikmëri dhe rigorozitet të gjitha udhëzimet e Qeverisë Italiane me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit Covid-19. Faleminderit për mirëkuptimin!