Denar Biba: Zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin demokratike, pa njerëzit e Trump nuk do njiheshin kurrë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denar Biba: Zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin demokratike, pa njerëzit e Trump nuk do njiheshin kurrë

15:05 | 05/11/2020
në Kryesore
0
Kryetari i KQZ, Denar Biba, gjate nje mbledhje te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ku eshte hedhur shorti per caktimin e partise qe do te propozoje anetarin e 7 te KZAZ per zgjedhjet e pjesshme lokale ne Kavaje./r/n/r/nHead of the CEC, Denar Biba, during a meeting of the Central Election Commission, where is discussed about partial local elections in Kavaje.

Read more

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

Të kërkojë falje publike –

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

Zgjedhjet në SHBA kanë sjellë në ngarkesë politike interesante në Tiranë. Pothuajse të gjithë njerëzit që merren me politikë kanë bërë tifo, mbajtur qëndrime, ca publike dhe ca jo publike. Për shembull, ish-deputetja Dhurata Çupi përmes një postimi ka thënë: “Sot, i ndjekim me interes zgjedhjet në Amerikë dhe besojmë se e mira vjen vetëm përtej oqeanit dhe se ShBA do të vazhdojnë të jenë përkrah vendit tonë e se ne do të mbetemi një aleat i vogël i tyre. Kushdo kandidat që të fitojë, urojmë që të mbështesë Shqipërinë, Kosovën dhe kombin tonë në tërësi”.

Komenti i zonjës Çupi është politikisht korrekt dhe brenda kornizave. Ajo që bën më shumë përshtypje është komenti më poshtë i ish-nënkryetarit të KQZ, Denar Biba, i cili përmes një shkrimi të gjatë, ka thënë se zgjedhjet në 30 qershor në Shqipëri nuk ishin demokratike. Ishin surrogato, por qenë njerëzit e Trump ata që i certifikuan.

Komenti i Denar Bibës

Nëse Dhurata me lejon (përndryshe mund ta fshijë pa asnjë problem këtë koment, pa asnjë keqkuptim prej meje) po them diçka, me dëshirën e mirë për të sqaruar në respekt të FAKTEVE te padiskutueshme. E përsëris: thjesht në bazë të fakteve, jo interpretimeve:

– Z. Trump është President i SHBA.

Si President është edhe kreu i ekzekutivit. Ambasadat amerikane në botë, ndër to edhe ajo në Shqipëri, janë administrate. Ambasada e SHBA në Tiranë bashkëpunon ngushtë me ekzekutivin e majtë shqiptar. Nga opozita (e djathta) shqiptare, nën zë akuzohet se disa ambasadorë në vijim kanë mbështetur qëndrimet e “soroistëve” në pushtet në Tiranë.

Mjafton vetëm një urdhër apo koment i Presidentit Trump në adresë të ambasadës së SHBA në Tiranë a gjetiu që politikat e ambasadës të ndryshojnë 100%, duke qenë se ambasada nuk ka një qëndrim të vetin, por absolutisht atë të lidershipit në Uashington. Ky urdhër nuk është dhënë asnjëherë, përkundrazi…

– Zgjedhjet lokale të 30 qershorit nuk ishin demokratike. Personalisht i kam cilësuar si zgjedhje surrogato.

Ato zgjedhje u bënë përmes ndikimit të plotë të zotit Palmer, funksionar i lartë i administratës së zotit Trump. Do të mjaftonte vetëm heshtja e administratës Trump që situata e para 30 qershorit të ishte ndryshe nga ajo që dëshmuam. Por jo, nuk pati heshtje, pati gati-gati kërcënim ndaj atyre që do pengonin zhvillimin e zgjedhjeve.

Ja këto doja të vëreja. Si të vërteta absolute.

Personalisht tentoj të jem mendjehapur ndaj politikave, duke qenë se aktualisht diferencat mes të majtës e të djathtës janë lëbyrur ca si shumë dhe identitetet përkatëse janë sfiduar keqazi. Në këtë pikë, atashimi me kandidatë të caktuar, me ndjesinë se kemi të njëjtën ideologji politike, nuk duhet të na verbojë, përsa kohë që faktet flasin ndryshe. Për dy pikat që kam renditur më lart, ulërijnë, nuk flasin.

/faktor.al/

Etiketa: 30 qershoridenar bibadhurata cupizgjedhjet ne shba

Të Lidhura

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

nga 27
11:11 | 26/04/2026
0

Policia e Shtetit ka vijuar operacionin “Fati i Lojërave”, duke zbuluar dy ambiente të përshtatura për lojëra fati në Kavajë....

Të kërkojë falje publike –

Të kërkojë falje publike –

nga 27
11:01 | 26/04/2026
0

Në reagimin zyrtar, VLEN thekson se një gjuhë e tillë është e papranueshme dhe fyese, duke treguar mungesë të theksuar...

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

nga 27
10:35 | 26/04/2026
0

Isuf Kanani, 60 vjeç, mbërriti mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës me shenja dhune. Rrethanat e ngjarjes janë ende...

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

nga 27
10:31 | 26/04/2026
0

Sulmi me armë në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë ndodhi në hotelin Washington Hilton në Connecticut Avenue, i...

Para
Thaçi: Do të ndërmarr veprime nëse nuk propozohet mandatari për qeverinë

Jep dorëheqjen Hashim Thaçi

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

11:11 | 26/04/2026
Të kërkojë falje publike –

Të kërkojë falje publike –

11:01 | 26/04/2026
Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

10:35 | 26/04/2026
Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

10:31 | 26/04/2026
Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

09:39 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –
  • Të kërkojë falje publike –
  • Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –
  • Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –
  • Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari
  • Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –
  • Të kërkojë falje publike –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com