Deputetja Mesila Doda ka publikuar një foto të zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara, të cilës ja mban çadrën në kohë shiu i shoqi, as më shumë e as më pak, por njeriu më i fuqishëm i planetit, Presidenti Barack Obama.
Shënimi i ligjvënëses shqiptare është: “Wife is Wife” ose në shqip “Gruaja është Grua”.
Ka plot që tani pyesin përse kryetarja e Aleancës së Grave e ka bërë këtë status. Ndoshta ngaqë i shoqi nuk përdor kurrë çadër, por del nga shtëpia me kapuç sa herë bie shi.