Ky grusht shteti në Triadë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ky grusht shteti në Triadë

21:28 | 17/05/2016
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Kush nuk shikon, nuk shikon! Madje nuk është aq i qartë për t’u parë. Ky që po ndodh tani është një grusht shteti i atij tipi që nuk shihet me “sy të lirë”, sipas fjalorit ushtarak. Presidenti i Republikës dëshmoi publikisht elementët e një “Grushti”, por nuk e emërtoi kështu. Ndoshta pse ka nevojë për më shumë qartësime.

Ka dy arsye pse “Grushti” nuk shihet qartë e me sy të lirë: E para, pse “grushti” ndodhi në kohën më të shkurtër të mundshme, veç 40 orë u deshën për t’u kryer (nga ora 10.00 e datës 11 maj deri në ora 10.00 të datës 13 maj). E dyta, se ky “coup d’etat”,  është i atij tipi që quhet grusht shteti “me veto”, jo grusht shteti me rrethim ose me armë të dukshme.  Qeveria ka vënë  veton mbi shtetin; dhe kjo është tërë arkitektura e këtij grushti shteti. Kaq e thjeshtë…

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ka edhe një arsye më shumë pse “grushti” nuk u ndje vertikalisht, siç ndodh me tërmetet. Tërmetet vertikale vijnë, bëjnë kërdinë e ikin sa hap e mbyll sytë. Thjesht ka ndodhur që pllakat tektonike të tokës kanë lëvizur vertikalisht.

Ja edhe ky grusht, që akoma nuk është kapur me “sy të lirë”, kështu erdhi e iku. Qeveria goditi shtetin njëherësh në tri pika.

E para, Qeveria rrethoi Gjykatën.

Në fakt, më datën 11 maj, qeveria rrethoi Gjykatën Administrative të Apelit. Dikush mund të thotë se ” ja ndodhi me një gjykatë, veç me një një, e rrethuan dhe kaq”. Ky është momenti, kur shfaqet fenomeni që “grushti” nuk shihet me sy të lirë. Rrethimi i Gjykatës nga qeveria është fenomen Grushti, pavarësisht sa është numri i gjykatave. Nuk mund të jenë disa gjykata në rrethim, madje as është e nevojshme për të kuptuar se shteti është nën Grusht.

Me aktin e rrethimit shtetëror të Gjykatës Administrative të Apelit, u kryen tri goditje mbi shtetin juridik. E para që qeveria përdori fuqinë e makinës shtetërore për të tmerruar gjykatën dhe gjykatësit dhe për të dëshmuar se gjykata është nën sundimin e qeverisë. Në këtë rast grushti mbi shtetin u shfaq i drejtpërdrejtë; qeveria theu një nga nenet e Kushtetutës së Shtetit që mbron pavarësinë e Gjykatës nga qeveria…

E dyta, se kjo është Gjykata Administrative.

Grupimi politik i Rilindjes, që qeveris;  gjatë gjithë jetës ka qenë kundër krijimit të kësaj Gjykate. Kur u pranua në Kuvendin e dominuar nga të djathtët, edhe kjo u arrit me zor të madh, me ndërhyrjen e vetë Shteteve të Bashkuara. Por, sot akoma më keq, këta janë kundër Administratives. Sepse kjo është Gjykata e të drejtave të biznesit. Biznesin këta e kanë kapur në fyt dhe po e mbysin. Kjo shtë pjesa e dukshme e grushtit. Këta, biznesin po e marrin për vete, po e mbysin dhe ky është mbytje e shtetit, dmth., Grushti.

E treta, sepse në rrethimin e gjykatës morën pjesë ushtarë misteriozë.

Lloji i parë i ushtarëve ishin punëtorët që paguhen nga taksat publike dhe që mund të përdoren si kamikazë kundër lirisë së kujtdo. Të dytët ishin deputetë të inkriminuar, të pasuruar dhe me biznese kriminale. Kjo miksturë  mes llojeve, është bombë kundër shtetit dhe të të Drejtës.

Pika e dytë e Triadës së Grushtit:

Instalimi i mjeteve të përgjimit nga Policia është goditja më e rëndë që i bëhet shtetit. Presidenti i Republikës vuri alarmin. Ata që akoma flenë pas alarmit, duhet të dinë se ndodhen pranë një tsunami: O shteti po bie, o shteti po i shtyp njerëzit e vet! Në të dyja rastet po rrënohet njeriu. Edhe sikur shteti të bjerë, përsëri mbi njerëzit që flenë bie dhe këta rrënon.

Ja kaq e rëndë është “këmba” e dytë e Triadës së Grushit. Policia, duke përgjuar në mënyrë të fshehtë, pa ligj e pa të drejtë, e ka dhunuar shtetin. Organet e autorizuara për përgjim, të kontrolluara nga ligji dhe delegatët e popullit, hidhen në lumë, do me thënë, spostohen e nëpërkëmben. Këto që ka zgjedhur populli dhe i ka miratuar në ligj, nuk ekzistojnë më. Mbi shtetin vihet veto e dy a tre personave që përgjojnë e dhunojnë. Dhunojnë të drejtën e individit, pozitën e kundërshtarit në demokraci, sistemin pluralist, diplomacinë e aleatëve.

Shteti ka dalë prej boshtit. Siguria ka rënë. Edhe e drejta shuhet. Ky është Grushti, ose “coup d’etat”.

E treta e Triadës:

Lejimi për arratisje i njeriut të kërkuar botërisht për krimin mbi njeriunr. Ky është quajtur “Escobari shqiptar”, sipas emrit të Paolo Emilio Escobar, lordi kolumbian i drogës, ose i quajtur “Mbret i kokainës”, më i pasuri mes gjithë kriminelëve të botës, me 30 miliardë dollarë pasuri në vitin 1990.

“Escobari shqiptar” nuk u perceptua nga qeveria shqiptare, por nga qeveritë botërore. Qeveria shqiptare, përkundrazi,  e kishte angazhuar brenda makinës shtetërore të vendit, si funksionar i lartë shteti. Ky është grushti i parë mbi shtetin. Në Kolumbi, mafia nuk është legalisht pjesë e shtetit.

Qeveria këtu akuzohet se është bërë pjesë e mafies së kokainës. Këtu mbillet drogë dhe dërgohet drogë në Europë me avionë, me anije, me makinë, me kafshë dhe më këmbë… Kryeministri dhe ministri i Brendshëm janë akuzuar direkt…

Këta i dhanë hapësira zotit “Escobar”.

Kur u perceptua trafikanti shqiptar, u la i lirë, aq kohë i lirë sa të mund të arratisej nga vendi. Shteti ra para mafies. Pra ra me dashjen e qeverisë, si në një grusht shteti.

Me këtë rast, shteti ra edhe në sy të të gjithë botës.

Etiketa: coup d'etatFrrok Çupigrusht shtetilordi kolumbian i drogësMbret i kokainësPaolo Emilio Escobarveto

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Kasht' e koqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com