Kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale hartën informuese për devijimin e trafikut për shkak të punimeve që po kryhen në Unazën e Madhe. Përmes një statusi në Facebook, Rama thotë se ky investim u pengua nga ata që i lanë rrugët rrugëve.
“Mirëmëngjes dhe me këtë video informuese mbi planin menaxhimit të trafikut që nis sot në nyjen e SHESHIT SHQIPONJA, për shkak të punimeve që po kryhen në UNAZËN E MADHE të Tiranës të cilën për 3 vite e bllokuan ata që i lanë rrugët rrugëve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.