Sipërmarrësi Andon Dhima ka reaguar së fundmi pas arrestimit të katër personave që dyshohet se i përgatitën një atentat në hyrje në pallatit pak ditë më parë.
Dhima përshëndet policinë për operacionin e kryer duke kërkuar që organet e drejtësisë të mos shantazhohen nga asnjë presion për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Biznesmeni shkruan se i qëndron deklarimeve të mëparshme në lidhje me ngjarjen duke kërkuar nga policia dhe prokuroria vijimin e hetimeve.