Naftëtarët e Ballshit prej 18 ditësh vijojnë grevën e tyre të urisë, ndërsa është përkeqësuar gjendja shëndetësore e tyre.
Mjekët janë shprehur se ambientet ku po zhvillohet greva janë të papërshtatshme ndaj është e rëndësishme që ato të tërhiqen nga ky vendim.
“Naftëtarët duhet të largohen nga greva gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë”, është shprehur mjekja Sidorela Asllanaj.
Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të grevistëve pranë ambienteve ndodhet në dispozicion një ambulancë.