Policia greke ka sekuestruar një sasi prej 102 kg dhe 685 gram.
Mediat greke bëjnë me dije se sasia është sekuestruar në një apartament në Athinë, nga oficerët e policisë të Nëndrejtorisë së Prokurorisë së Drogave të Sigurisë së Atikës.
Sipas policisë, apartamenti, i cili ndodhet pranë Stacionit të Larissa, ishte marrë me qira në baza afatshkurtra që nga 24 shtatori.
Sekuestrimi i drogës, të cilat ishin të destinuara për trafikim në qendër të Athinës dhe në zonat e Atikës Perëndimore, u zhvillua në kontekstin e një hetimi nga Nën-Drejtoria e Prokurorisë së Drogës.