Familjarët e dy viktimave që kanë ndërruar jetën në spitalet Covid, pas ekzaminimit mjeko-ligjor në morgun e Tiranës, kanë tërhequr trupat e pajetë dhe i kanë dërguar ata në shtëpitë e tyre për të kryer ceremonitë mortore.
Mësohet se dy viktimat që kanë humbur jetën nga Covid janë nga Peqini të moshës 82 dhe 74-vjeçare. Dyshohet se në dy ceremonitë mortore në qytetin e Peqinit kanë marrë pjesë rreth 500 qytetarë.
Nuk dihen ende detaje të tjera nga ky episod, që ka bërë të mos respektohet protokolli sigurisë së shëndetit i përcaktuar nga komiteti teknik i ekspertëve.