Shqipëria luan të dielën kundër Kazakistanit dhe kuqezinjtë e stafi teknik kanë fluturuar drejt Astana paraditen e sotme.
Përmes një njoftimi, FSHF bën me dije se të gjithë kanë bërë testet e COVID-19 dhe fatmirësisht nuk ka asnjë futbollist të infektuar.
“Ekipi ynë kombëtar është nisur mëngjesin e sotëm për në Kazakistan, ku do të zhvillojë në 11 tetor ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League. Përfaqësuesja e drejtuar nga tekniku Edoardo Reja është e plotë dhe pa asnjë mungesë nga ndryshimet e njoftuara ditën e djeshme. Gjithashtu janë marrë edhe përgjigjet e tamponit, ku të gjithë kuqezinjtë kanë rezultuar negativ ndaj COVID-19. Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje në transfertë, të parën ne Kazakistan më 11 tetor dhe tre dite më pas në Lituani më 14 tetor”, shkruan FSHF në njoftimin e bërë.