Policia e Shtetit, sekuestroi 1.3 milionë dollarë në llogari bankare të biznesmenit Rezart Taçi. Ky I fundit është arrestuar pak ditë më parë në Zvicër. Ai akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale” dhe hetimet janë shtrirë edhe në lidhjet e tij shoqërore e familjarëve të përfshirë në këtë aktivitet.
Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e Gjykatës për sekuestrimin e llogarive bankare të biznesmenit, duke kryer veprime në 16 banka të nivelit të dytë.
“Në bazë të këtij vendimi, po kryhen veprime procedurale hetimore në 16 banka të nivelit të dytë dhe janë sekuestruar tashmë 1.3 milionë dollarë nga llogaritë e shtetasit në fjalë”, sqaroi këtë të hënë policia.
Edhe në vitin 2014, shtetasi Rezart Taçi ka qenë i proceduar penalisht nga Drejtoria për Hetimin e Krimit financiar në Policinë e Shtetit nën akuzat për ‘Fshehje të ardhurash, mospagim taksash, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim’.Në kuadër të këtij procedimi, detyrimet tatimore ndaj shtetit dhe kompanive ‘të tjera’, llogariten në mbi 14 milionë euro”, sqaron Policia në njoftim.