Qeveria fal gjobat e vendosura gjatë pandemisë, paratë kthehen deri në 15 nëntor – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria fal gjobat e vendosura gjatë pandemisë, paratë kthehen deri në 15 nëntor

14:01 | 08/10/2020
në Kryesore
0

Qeveria ka miratuar një akt normativ sipas të cilit falen të gjitha gjobat e vendosura deri më datë 7 tetor për dy kategori.

Qeveria urdhëron ministritë përkatëse që tu kthejnë qytetarëve deri më datë 15 nëntor paratë e mbledhura nga gjobat. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e qeverisë.

Një pikë tjetër ka të bëjë dhe me kthimin e patentave, licencave dhe mjeteve të bllokuara në zbatim të masave administrative sërish brenda 15 nëntorit.

Read more

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

AKTNORMATIV PËR FALJEN E MASAVE ADMINISTRATIVE ME KARAKTER NDËSHKUES TË VENDOSURA GJATË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19 DHE FAMILJEVE TË DËMTUARA NGA FATKEQËSITË NATYRORE

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, të ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Neni 1
Falja e masave administrative

1. Falen të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, të vendosura nga autoritetet shtetërore përkatëse për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, nga data 17.4.2020 deri në datën 7.10.2020.

2. Falen të gjitha masat administrative të vendosura nga strukturat e njësive të vetëqeverisjes vendore ndaj familjeve të dëmtura nga fatkeqësitë natyrore, tërmetet e datave 21 shtator dhe 26 nëntor 2019, për shkeljet e konstatuara gjatë kryerjes së punimeve për riparimin/rindërtimin e banesave individuale.

Neni 2
Kthimi i detyrimit të masës administrative me gjobë
1. Kthimi i shumës së detyrimit të falur, por të paguar, për masat administrative me gjobë, merret nga zëri përkatës i buxhetit të shtetit apo buxhetit të institucionit në të cilin është arkëtuar shuma, me urdhër të nëpunësit të parë autorizues, dhe kalohet në llogarinë bankare të subjektit përfitues ose, në mungesë të saj, kjo shumë i dërgohet institucionit shtetëror që ka vendosur masën me gjobë për t’ia dorëzuar subjektit përfitues.

2. Të gjitha institucionet shtetërore, të cilat kanë ushtruar autoritetin e vendosjes së masës administrative me gjobë, duhet të përgatisin listat e subjekteve ndaj të cilave është vendosur masa administrative me gjobë, duke përfshirë shumën si dhe të dhënat e nevojshme për kthimin e saj brenda datës 30 tetor 2020.

3. Kthimi i shumave pranë llogarisë bankare të subjektit përfitues apo institucionit shtetëror që ka vendosur masën administrative me gjobë të bëhet brenda datës 15 nëntor 2020.

4. Mënyra dhe rregullat e hollësishme të kthimit të shumave të paguara përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

5. Në rastin e gjobave të vendosura nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, sipas pikës 2, të nenit 1, të këtij akti, të gjitha strukturat përkatëse duhet të dërgojnë listat e subjekteve ndaj të cilave është vendosur masa administrative. Mënyra dhe rregullat e hollësishme për zbatimin e faljes dhe kthimin e shumave të paguara, sipas përcaktimeve të këtij akti normativ, përcaktohen nga këshilli bashkiak.

Neni 3
Kthimi i lejeve/licencave dhe i mjeteve të bllokuara, në zbatim të masave administrative

1. Të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, përjashtuar ato të parashikuara në nenin 2, të këtij akti normativ, si lejet/licencat dhe mjetet e bllokuara, duhet të kthehen brenda datës 15 nëntor 2020 te subjekti përfitues.

2. Ngarkohen titullarët e secilit prej institucioneve shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, që kanë vendosur masa administrative sipas këtij neni, të nxjerrin udhëzimet përkatëse për përcaktimin e mënyrës së kthimit të detyrimit të falur.

Neni 4
Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Etiketa: fal gjobat e vendosura gjatë pandemisëPandemia e koronavirusitQeveria

Të Lidhura

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

nga 27
23:10 | 23/12/2025
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend...

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

nga 27
22:36 | 23/12/2025
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në emisionin “Studio24” nëNews24, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend dhe...

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

nga 27
22:22 | 23/12/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24 ka folur në lidhje me zhvillimet që...

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

nga 27
22:10 | 23/12/2025
0

Partia Demokratike i ka shtrirë dorën të gjitha partive politike opozitare të bashkohen në protestat që sapo kanë nisur për...

Para
Poetja amerikane Louise Gluck fiton “Nobel”-in në letërsi

Poetja amerikane Louise Gluck fiton “Nobel”-in në letërsi

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

23:10 | 23/12/2025
Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

22:36 | 23/12/2025
Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

22:22 | 23/12/2025
“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

22:10 | 23/12/2025
Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

21:52 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –
  • Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –
  • “Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –
  • Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –
  • Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com