Naftëtarët e Ballshit, vijojnë grevën e urisë në ditën e 10 të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e tyre paraqitet e rënduar.
Mjekët janë njoftuar për të realizuar vizita pasi në mungesë të serumeve gjendja e tyre sa vjen e përkeqësohet.
Ndërkohë të gjithë naftëtarët e tjerë janë shprehur të gatshëm për të zëvendësuar kolegët e tyre në çfarëdo lloj situate.
Sakaq ditën e djeshme spitali i Ballshit ka marrë një urdhër, ku i kërkohet grevistëve që të marrin ndihmë mjekësore, kryesisht serume, apo trajtim për tensionin e lartë në ambientet e spitalit.