Arkitekti italian Stefano Boeri ka nisur një fushatë globale për të promovuar pylltarinë urbane, duke shprehur dëshirën për të parë më shumë pyje dhe pemë në qytete, me qëllim uljen e ndotjes.
Fushata fton të gjithë ata që kanë ndikim në këtë çështje, përfshirë arkitektët, studiuesit, zhvilluesit e pasurive të patundshme dhe OJQ-të të marrin në konsideratë avantazhet e shumta të peizazheve më të gjelbra të qytetit.
Aktualisht qytetet janë shumë të ndotura për shkak të fabrikave të mëdha, por është provuar se prania e më shumë pyjeve mund të prmirësojë ajrin dhe cilësinë e jetës në ëkto zona.
Pylltaria urbane gjithashtu siguron një ekosistem, pastron ajrin dhe ndihmon në luftën kundër rritjes së temperaturave, ndërsa zvogëlon edhe rrezikun e sëmundjeve të caktuara.
Arkitekti është i njohur për dizajnet e tij pyjore urbane, duke përfshirë Kullat e Pyjeve Vertikale në Milano, Itali dhe Liuzhou City Forest në Kinë.