Një avion ushtarak serb u rrëzua paraditen e sotme në fshatin Brasina afër Mali Zvornik në Serbinë Perëndimore.
Mediat serbe raportojnë se bëhet fjalë për një avion Mig-21, i cili u rrëzua gjatë një misioni.
Autoritetet bëjnë me dije se dy pilotët e avionit janë vrarë gjatë aksidentit, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.