Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për këngëtaren Fjolla Morina, e cila u kap me dy armë në pikën kufitare të Morinës.
Këngëtarja e njohur u arrestua, teksa tentonte të hynte në Shqipëri, ndërsa në çantën e saj iu gjet pistoletë, çakmak pistoletë dhe 23 fishekë.
Pas arrestimit, u tha që këngëtarja ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike, ku dhe ka marrë lajmin se është shtatëzanë, por ky informacion rezultoi i remë.
Sipas ekspertizës së mjekut gjinekolog, këngëtarja është dy muajshe shtatzanë. Analiza e parë është bërë në Kukës, ndërsa mësohet se mjeku është larguar drejt Kosovës. Ndaj tij rëndon akuza për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...









