Një nxënëse e gjimnazit “Siri Shapllo” në Gjirokastër ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Raportohet se nxënësja e vitit të tretë ka patur simptoma, gjë e cila ka bërë që mjekët të kërkojnë bërjen e tamponit, që ka rezultuar pozitiv.
Mësohet se për këtë shkak në gjimnazin “Siri Shapllo” të Gjirokastrës janë marrë 27 tamponë, nga të cilët 20 nxënës dhe 7 mësues.