Mbrëmë u përmbyll festivali muzikor i Europës, Eurovision 2016, spektakël në të cilin merr pjesë edhe Shqipëria, por që për fat të keq nuk arriti të kualifikohej deri në natën finale.
Tashmë është bërë traditë që shtetet japin pikët nga 1 deri në 12 për këngët finaliste.
Fillimisht janë dhënë pikët nga 1 deri në 10 për shtetet përkatëse nga secili shtet një nga një, e më pas pikët maksimale janë prezantuar nga përfaqësuesit e jurisë së shteteve.
Juria e Shqipërisë ka vendosur që me 8 pikë të vlerësojë këngën e Italisë, 10 këngën e Francës ndërsa 12 pikë i ka dhënë për këngën e Australisë.
Kur përfaqësuesi nga Shqipëria ka treguar pikët maksimale, prezantuesja e Australisë, Dami Im është gëzuar shumë dhe ajo menjëherë ka bërë me duar shqiponjën, për të falënderuar Shqipërinë.
/voal.ch/