Indeksi i Performancës mjedisore i referohet parametrave në mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe mbrojtjen e ekosistemeve. Shqipëria renditet e 61 në botë
Indeksi Botëror i Performancës mjedisore, e ka renditur Shqipërinë në vendin e 61-të në rang botëror për situatën mjedisore. Edhe në këtë raport Shqipëria renditet e fundit në Rajon dhe në vendet e Bashkimit Evropoian.
Indeksi i Performancës mjedisore (EPI) rendit vendet në të gjithë botën sipas performancës së tyre në 2 çështjet prioritare mjedisore: mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe mbrojtja e ekosistemeve dhe përpilohet nga Universiteti Yale në SHBA.
Treguesit masin objektivat ose mungesën e tyre të implementuara nga kombet, të krahasuar me njëri-tjetrin.
Duket se Shqipëria ka renditje të ulët në rajon sa i përket reformave të ndërmarra për mbrojtjen e ekosistemeve, duke qenë se renditet vetëm përpara Bosnjë dhe Hercegovinës, raporton Monitor.
Ndërsa të gjithë shtetet e tjera ballkanike janë të pozicionuara më mirë se vendi ynë, jo vetëm nga hapat e reformat e marra, por edhe mekanizmave të tjera në mbrojtje edhe të jetës njerëzore si pastrimi i mjedisit, pastrimi dhe filtrimi i ujit etj.
Shqipëria ka një cilësi të ujit të pijshëm jo brenda normave të duhura, sipas raportit, ku pjesa më e madhe e ujit të konsumuar nga banorët rrjedhin nëpër tubacione të patrajtuara dhe sasia e ujit të pijshëm brenda rregullave është shumë e vogël.