Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar me origjinë nga Siria pasi kërcënoi me thikë pronarin e një lokali në zonën e “ish-Bllokut”.
Sipas policisë ata janë konfliktuar për shkak se siriani kishte prishur qetësinë publike, ndërsa në sherr e sipër i ka nxjerrë thikën pronarit të lokalit.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit algjerian T. T., 22 vjeç (endacak), pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, në lokalin në pronësi të shtetasit S. H. ka prishur qetësinë publike dhe ka kanosur me një mjet prerës (thikë) pronarin e lokalit, shtetasin S. H. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika”, bën me dije policia