DW: Helmimi i Navalny-t, Gjermania merr kurs konfrontimi me Rusinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: Helmimi i Navalny-t, Gjermania merr kurs konfrontimi me Rusinë

10:13 | 03/09/2020
në Bota, Kryesore
0

Deklaratë e ashpër e qeverisë gjermane, vetë kancelarja Merkel flet për “përpjekje për vrasje me helmim”. Helmimi i opozitarit rus, Aleksej Navalny bën që qeveria gjermane të ashpërsojë masivisht tonin kundër Putinit.

Reagimi gjerman nuk kishte si të ishte më i vendosur: Që kur opozitari rus, Aleksej Navalny po trajtohet nga 22 gushti në spitalin e Berliner Charite, rrinte pezull pyetja, nëse dhe kur, e para së gjithash si do të reagonte qeveria gjermane ndaj sinjaleve të qarta për helmim të kritikut të regjimit rus.

U fol për shumë zemërim, por një ton i ashpër me qeverinë ruse nuk ishte përdorur as nga kancelarja dhe as nga ministri i Jashtëm gjerman. Tani gjërat ndryshuan.

Read more

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Në fillim u publikua një deklaratë shtypi e qartë dhe e prerë e qeverisë gjermane, ku thuhet, se helmimi është provuar tanimë “pa asnjë dyshim”. Pastaj para shtypit doli ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhe ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer,  ambasadori rus u ftua në “takim urgjent”.

Kupa u mbush

Për ambasadorin rus nuk u përdor fjala “u thirr”, forma më e ashpër e zemërimit diplomatik kështu mënjanohet. Por kjo është vetëm një nuancë, asgjë më shumë. Në fund del vetë kancelarja Merkel para shtypit për të shprehur zemërimin e saj ndaj Rusisë. Dhe flet për një “përpjekje për vrasje me helmim”. Më e qartë se kaq nuk mund të ishte qeveria gjermane, pas gjithë atyre zhvillimeve të së shkuarës, si aneksimi i Krimesë, përndjekja e opozitarëve deri në Gjermani, fushata dezinformimi të Moskës, me Navalnyn kupa u mbush.

Edhe deklarata e mjekëve të Navalnyt është një tregues më shumë, sipas mjekëve, gjendja e Navalnyt është si edhe më parë serioze, ai duhet të mbahet në frymëmarrje artificiale dhe nevojitet një trajtim i gjatë. Nga brenda qeveria gjermane do dijë më shumë detaje, detaje të tmerrshme. Vështirë se mund të përfytyrohet diçka më e tmerrshme, se helmimi me një helm ushtarak.

Thurau Jens Kommentarbild AppJens Thurau

Nëse kjo nuk është vetëm një formë sipërore e zemërimit, qeveria gjermane duhet tani të angazhohet brenda Bashkimit Europian për hapa të qartë kundër Rusisë. Moska duhet të flasë hapur dhe qartë, më në fund të angazhohet vërtet në zbardhjen e atentatit ndaj Navalnyt. Nëse kjo nuk bëhet, duhet të ndodhë diçka tjetër, ajo që të vjen ndërmend menjëherë janë sanksionet e reja.

Si reagon Putini?

Qeveria gjermane i hyn me këtë një rreziku. Nuk dihet, se çfarë bën presidenti Putin, kur ai vendoset nën presion – në Bjellorusi, në Siri, kudo ku po manifestohet gjithnjë e më qartë pretendimi i Moskës. Por nëse për Gjermaninë, nëse për Europën vlejnë ende diçka ato vlera të lirisë aq të ngritura në piedestal, atëherë ky reagim i ashpër është i nevojshëm. Ditët dhe javët e ardhshme do të tregojnë, se cilat do të jenë pasojat. /DW

Etiketa: GjermaniaHelmimi i Navalny-tJens Thurauministri i jashtem gjerman

Të Lidhura

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

nga 27
23:29 | 03/02/2026
0

Milan nuk gabon këtë radhë në Serinë A italiane. Skuadra e Massimiliano Allegrit iu përgjigj fitores së Interit teksa mposhti...

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

nga 27
23:19 | 03/02/2026
0

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Studio 24”, deklaroi se shtyrja e vendimit për pezullimin e Belinda...

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

nga 27
22:23 | 03/02/2026
0

Një 33-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga policia italiane. Ai është plagosur, nga blutë pasi tentoi ti arratisej policisë. Mediat italiane shkruajnë...

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

nga 27
22:11 | 03/02/2026
0

Qëndrimet e përsëritura publike të kryeministrit Edi Rama kundër betejës së gjyqtarëve në Kushtetuese për çështjen e pagave të tyre,...

Para

Dy ngjarjet tragjike, drejtoria e Spitalit të Sanatoriumit: Në dritaret e dhomave do vendosen hekura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

23:29 | 03/02/2026
Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

23:19 | 03/02/2026
Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

22:23 | 03/02/2026
Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

22:11 | 03/02/2026
Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

21:31 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –
  • Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –
  • Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –
  • Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –
  • tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com