Dy raste me Covid janë konfirmuar këtë të mërkurë në Berat, duke e çuar në 81 numrin e personave të infektuar në këtë qytet.
Bëhet me dije se rastet e reja janë një sanitare në repartin e Infektivit dhe tjetër në Duhanas.
Informacionet bëjnë me dije se të dy këto raste të konfirmuara me Covid 19, janë raste kontakte dhe tamponi u është marrë me 31 gusht.