Shoqata e Bankave: Në fund të marsit 19.3 për qind kredi me probleme.
Cilësia e portofolit të kredisë shënon përsëri një përkeqësim prej 1.1 për qind në krahasim me dhjetorin 2015. Sipas Shoqatës së Bankave gjatë tremujorit të parë niveli i kredive me probleme ndaj totalit të kredive arriti në 19.3 për qind. Në krahasim me dhjetorin 2015 kreditë nënstandard janë rritur me 15.5% dhe kreditë e dyshimta me 11.6%. Kredia me probleme, për shkak të fshirjes së kredive të humbura, në mars 2016 është 22.7 miliardë lekë ose 16.6% më e ulët se në fund të marsit 2015.
Ndërkohë, sipas të të njëjtave të dhëna teprica e kredisë, në krahasim me një vit më parë, është 1.4% më e ulët. Kurse në krahasim me fundin e vitit 2015 teprica e kredisë paraqitet në rritje prej 0.53%, e ndikuar nga rritja e kredisë për individët me 0.51% dhe nga rritja e kredisë për bizneset prej 2.66%. Brenda kredisë për biznes, kërkesa për kredi e biznesit të madh ka mbetur e dobët përgjatë tremujorit të parë. Kredia e re e dhënë gjatë tremujorit të parë të vitit 2016 është rreth 48.1 miliardë lekë.