Disa turistë kosovarë janë përballur me një situatë të pazakontë gjatë eksplorimit në Kepin e Rodonit.
Ndërsa ishin duke shëtitur, ata kanë gjetur 50 emigrantë sirianë të cilët e kishin kaluar natën në atë vend.
Ende nuk dihet nëse refugjatët e kanë zgjedhur si një vend të përkohshëm qëndrimi apo i ka lënë dikush atje.
Ndërkohë turistët nga Kosova thonë se kanë njoftuar policinë.