Mijëra gjermanë janë duke protestuar në Berlin kundër masave anti-Covid të vendosura nga qeveria.
Qytetarët kërkuan më herët leje nga gjykata administrative e Berlinit për të protestuar kundër masave shtrënguese dhe ajo i lejoi.
Pasditen e së premtes policia lokale e apeloi vendimin në fjalë, megjithatë edhe apeli i tha të drejtë protestuesve duke vendosur kushtin që gjithçka të bëhet konform protokollit të sigurisë anti-Covid.