Shefi i Madh dhe Gjeniu i Vogël takojnë Lukashenkon – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shefi i Madh dhe Gjeniu i Vogël takojnë Lukashenkon

14:55 | 27/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

Shefi i Madh ishte si në ethe. Momenti që kishte pritur prej vitesh ishte më afër se kurrë. Avioni po udhëtonte mbi Poloni, për punë orësh do vinte zbritja në Minsk. Gjithë Evropa po priste takimin e tij me Lukashenkon, fryma e kancelarive më të larta evropiane mbahej pezull nga rezultatet e atij takimi.

Mendja i vajti te vizita e parë e tij në Gjermani. Ju kujtuan barcaletat me Shqipërinë e komunizmit që kishte përgatitë, provat para pasqyrës, suksesi para udhëheqësve evropianë… U shkrinë së qeshuri atëherë, ia vleu barra qeranë. Nami si “qerrata kryeplak” i doli shpejt.

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Mirëpo tani ishte krejt tjetër gjë…

Ku hante pykë Lukashenko? Dinte ai se çfarë janë barcaletat?

Pastaj mendja i shkoi në katundin e vet të vogël, ku ishte Kryeplak. Se përpos halleve ndërkombëtare i duhej të merrej edhe me katundin e vet, kupto ti…

Mbrëmë, para se të flinte i hodhi një sy ngjarjeve kryesore të ditës. Mitsotakisi i kishte çuar fjalë se ujërat e Greqisë zgjeroheshin edhe 12 milje në detin Jon. Ministria e Financës i bënte të ditur ultimatumin e Gjykatës Ndërkombëtare për 107 milionët e Beccheti-t. Pas katër ditësh në Malin e Zi mbaheshin zgjedhjet, Gjeniu i Vogël i sugjeronte të bënte një thirrje për elektoratin shqiptar që të votonte Partitë shqiptare…

Ndër këto ngjarje vlerësoi si më të rëndësishmen zgjedhjet në Malin e Zi.

Duhej një mesazh absurd, një përkrahje për Gjukanoviçin. Zakonisht njerëzit përshëndesin më së shumti atë që nuk kuptojnë. “Duhet ta ketë pasë me qitje të largët”,- do mendojnë.

Një fjali serbisht dhe një “Faleminderit që ekziston” do i trullosë fare.

“Kjo është perlë”,- mendoi me vete, sikur ka dalë nga goja e Majkos. Ke pa ti që nga këto budallallëqe njerëzit e duan atë?

Gjeniu u mahnit nga ideja. Ai gjithmonë mahnitej nga Shefi.

Pastaj sërish mendja iu kthye te Lukashenko…

Imazhet me automatik në dorë ia kishin zbehur entuziasmin. Ishte ndryshe, kur propozoi të ishte ndërmjetës në dialog.  Atëherë mendonte se Lukashenko ishte negociator, me të cilin mund të bisedohej. Mirëpo ja, tani avioni po i afrohej Minskut, çfarë dreqin do t’i thoshte?! T’i thoshte që duhej të ribësh zgjedhjet?! Të pranosh Opozitën?! Po përse për këso këshillash ka mbetur Luka thua? Sa mirë më shkoi mendja, nuk është keq si fillim t’i thërrasësh me “Luka”.

“Gjeniu i vogël” i kishte bërë një përmbledhje të historive të mëparshme negociuese nga organizata në një tekst përplot me frazat tipike të tij si “shtjellë”, “konceptuale”, “empirike” “substancialë” e të tjera, e të tjera.

“Një budallallëk me brirë”,- mendoi Shefi dhe u mbështet në supin e “Gjeniut të vogël” e po dremiste.

Ohhh, çfarë sikleti e kapi Gjeniun! Nuk ishte i zoti të lëvizte asnjë milimetër!

“Ahhh, sikur të isha jastëk i butë për këto minuta, t’ia bëja të lehtë këtë dremitje shefit”,- ëndërronte.

Në ëndërr ju faneps një zbritje solemne nga avioni, një qilim i kuq dhe poshtë avionit as më pak as më shumë sesa vetë Presidenti Putin. Banda frymore po luante marshin solemn dhe mbrapa, shumë mbrapa dalloi Lukën e ngratë, kokëulur si nxënësit katranjos në mbledhjen e prindërve. Presidenti Putin e përshëndeti me përzemërsi dhe e falenderoi për ndërmjetësimin:

“Ishte ide brilante ardhja juaj këtu. Nuk mund ta lija Lukashenkon të të priste ty, duhej të vija vetë. Mos ke merak fare, çdo gjë do shkojë vaj. Lukashenko do të dorëhiqet, shefja e Opozitës do zgjidhet Presidente dhe e gjitha kjo do t’i atribuohet bashkëpunimit tonë dypalësh. Do hyjë në histori si “Marrëveshja e Minskut” dhe ne të dy do jemi negociatorët më të mëdhenj të kohërave moderne. Merkel dhe Macron ishin të bindur që vetëm ne të dy mund ta zgjidhnim…”.

Shefi i Madh ishte i lumtur! Si rrallë herë në jetë.

Por, një zhurmë e fortë e zgjoi përdhunshëm nga ëndërra! Gjeniu i Vogël, i lodhur nga tendosja absolute për të mos lëvizur dhe i bezdisur nga një mizë që ia ngacmonte hundën pa mëshirë, kishte shpërthyer në një teshtimë gjigande…

Realiteti ishte si teshtima e Gjeniut! I zhurmshëm, kaotik, i frikshëm. Në aeroport e priti vetëm shoferi i Ambasadës, në Minsk rrëmuja dhe pasiguria e bënë të harronte çdo plan që kishte në avion. Përveç emrit “Luka”.

“Po sikur të më vijë me automatik”,- mendoi dhe u tmerrrua.

“Për 30 minuta Lukashenko do mbërrijë në hotel”,-  e njoftuan. “Ke vetëm 10 minuta kohë në dispozicion, sepse menjëherë do niset në mbrojtje të pozicioneve luftarake”!

Shefi shkoi në banjë prej, ku doli pas 20 minutash. U vesh shpejt dhe doli në hollin e Hotelit, aty ku ishte lënë vendi i takimit të rëndësishëm. Pas 10 minutash pa t’i drejtohej një burrë trupmadh që mbante veshur një xhup pilotësh, pantallona kamuflazhi e kapele tezgash. I hodhi një sy veshjes së vet Yamammoto dhe u ndie keq. Por, e përmblodhi veten dhe i bërtiti nga larg:

“Zdrastvujtje Luka”!

“Fol shpejt se nuk kam kohë”,- iu drejtua pa kortezi Lukashenko,- si mendon ti se e zgjidhm këtë punë?

“Po ja Luka, unë kam idenë e ribërjes së zgjedhjeve presidenciale”.

“Çohu se nuk ka gjë këtu!” iu drejtua Lukashenko bashkëluftëtarit.

“Prit Luka, ta them nga përvoja”- vazhdoi Shefi i Madh.

“Pasi të shpallësh datën e zgjedhjeve presidenciale mbushi mendjen Opozitës të mos marrë pjesë në to. Në këtë rast je në rregull me Organizatën tonë. Ne ankohemi, kur merr pjesë Opozita, kur nuk merr pjesë nuk themi asgjë. Më beso, e kam provuar vetë në katundin tim. Të gjithë ishin të kënaqur, ambasadat, Organizata”.

“Nuk të paska dalë nami kot për qerrata ty”- ia priti Lukashenko. Bjere marrëveshjen ta firmos”.

Gjeniu i Vogël kishte mbetur me gojë hapur. Një mizë, për dreq iu fut në gojë dhe…

/Gazeta Express/

Etiketa: Ermal Mulosmani

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
PDIU: Shqiptarët për shqiptarët. Për Gjukanoviç kujdeset Rama

PDIU: Shqiptarët për shqiptarët. Për Gjukanoviç kujdeset Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com