Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump, mbrëmjen e së Mërkurës.
Mediat greke bëjnë me dije se Trump ka telefonuar Mitsotakis për të diskutuar zhvillimet e fundit në Mesdheun Lindor raporton abcnews.al.
Siç u njoftua nga zyra e Kryeministrit, Mitsotakis “falënderoi Trump për interesin e tij dhe për komunikimin që u zhvillua mes tyre “.
Kryeministri Grek gjithashtu “ngriti shqetësimin e tij për çështjen e veprimeve destabilizuese të Turqisë, të cilat po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin gjerësisht në rajon dhe po testojnë kohezionin e NATO-s”.
Ndërkohë ende nuk është mësuar se cfarë ka thënë Trump gjatë kësaj bisede.