Kryetari i PD Lulzim Basha i ka bërë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi që të votojnë për partitë shqiptare në zgjedhjet e 30 gushtit.
Në një postim në Twitter, Basha thekson se vetëm deputetët shqiptarë të partive shqiptare janë në shërbim të shqiptarëve.
“#votoshqip. Në 30 gusht dilni në zgjedhje e votoni parti shqiptare. Vetëm deputetët shqiptarë të partive shqiptare janë në shërbim të shqiptarëve”, shkruan Basha në mesazhin e tij.