Një banesë është përfshirë nga flakët në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në një banesë private në afërsi të spitalit psikiatrik të qytetit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë rrjedhja e bombolës së gazit.
Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Drejt vendngjarjes është nisur shërbimi zjarrfikës, të cilët do të bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.