Naftëtarët janë mbledhur sërish sot përpara portës hyrëse të uzinës.
Protestuesit të cilët ndodhen para zyrave të rafinerisë së Ballshit, të shoqëruar nga forca të shumta të policisë, kërkojnë me ngulm marrjen e tre rrogave të prapambetura si dhe rifillimin e punës.
Pasi u grumbulluan përpara uzinës me shenjë proteste për mungesën e pagave dhe rifillimin e punës situata mes tyre dhe policisë është tensionuar.
Nga forcat e policisë është shoqëruar kryetari i Sindikatës se Naftëtarëve të Bashkuar, Sokol Dautaj.
Pas shoqërimit të Dautajt, naftëtarët shkuan përpara komisariatit të policisë në Ballsh për të kërkuar lirimin e tij.
Naftëtarët pretendojnë se kreu i sindikatës së tyre është shoqëruar për grumbullimet e organizuara dhe është liruar vetëm pak minuta më parë.
Gjatë këtyre ditëve ka pasur takime për të gjetur një rrugëzgjidhje por akoma asgjë nuk është bërë asgjë./abcnews.al