Kriza në Bjellorusi është shuar, falë udhëheqësit botëror, Presidentit të OSBE-së, Edi Rama.
Zbardhet takimi i tij në Minsk me udhëheqësin bjellorus, Aleksandër Lukashenko.
Kjo bisedë u bë e ditur nga përkthyesi i delegacionit Erl Kodra.
Lukashenko:
Si i zgjidhët problemet me popullin tuaj dhe a keni bërë marrëveshje me opozitën?
Rama:
Thjeshtë fare. Popullin e mbyti në gaz Sandër Lleshaj. Me opozitën bëmë një marrëveshje, por që ia futëm me ndryshimet kushtetuese.
Lukashenko:
Po zgjedhjet e fundit si dole?
Rama:
I fitova 100 % të votave!
Lukashenko:
Ku ke qenë më parë mor king?
Rama:
Shisja ikona në Paris. Pastaj u bëra ministër, pastaj Kryetar i Tiranës, pastaj Kryetar i Rilindjes dhe Kryeministër. Tani jam edhe Kryetar i OSBE.