Çka ofron Qeveria e re në Shkup? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çka ofron Qeveria e re në Shkup?

15:50 | 20/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Shanse të barabarta për të gjithë, investime kapitale, zhvillim proporcional të rajoneve, qeverisje shumënivelëshe dhe decentralizim të plotë të pushtetit lokal, eliminim të oligarkëve dhe harambashëve që shfrytëzojnë lidhjet me pushtetin për pasurim abuziv dhe riporcesim të rasteve të montuara brenda këtyre njëzetë viteve, do të mjaftonin të jenë shtyllat kryesore, mbi të cilat do të duhej të projektohej programi i ri bashkëqeverisës.

Nga Emin Azemi

Qeveria e re, krahas çështjeve të vjetra-reja, do të ketë edhe një partner të ri (Lëvizja BESA) dhe dy të vjetër (BDI-LSDM). Po t’i lexonim edhe njëherë kujtimet e ish Kancelarit Gjerman, Helmut Kohl, sigurisht që do të pajtohemi më të kur thotë se pas formimit të kabinetit të ri qeverisë, më shumë do të ketë kritikues, se sa përkrahës. Kritikuesit do të thonë pse nuk më zgjodhën mua ministër, kurse unë i shkreti mund të marrë vetëm 12,13 veta për të formuar kabinet qeveritar, thotë Kohl.

Read more

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Kritikuesit

Edhe Qeveria e re (LSDM, BDI, BESA, PDSH) do t’i ketë kritikuesit e saj, por më të paktë do të jenë ata që do të ankohen pse nuk janë bërë ministra.
Të shumtët, nga radhët e shqiptarëve të pakënaqur, që sigurisht nesër do të ndodhen në kujtimet e Ali Ahmetit, do të bashkohen rreth një kritike kryesore: Pse BDI hoqi dorë nga ideja për Kryeministër të parë shqiptarë?
Edhe Zoran Zaevi nuk do të kalojë mirë me kritikuesit e tij maqedonas. Ata sigurisht do ta akuzojnë për shumë gjëra, por do të jenë dy, tri akuza që do t’i rrotullojnë gjatë gjithë kohës në “xhuboksin” e mullirit opozitar.
Pse Zaevi bëri koalicion me BDI-në kur gjatë fushatës zgjedhore u angazhua që ta çoj atë në opozitë dhe përdori një retorikë ofenduese ndaj saj?
Pse Zaevi ua la resorët më të rëndësishëm BDI-së në këmbim të ruajtjes së kolltukut të kryeministrit?
Sigurisht që publiku maqedonas i fokusuar rreth kauzave opozitare, ka edhe kritika tjera ndaj kryeministrit Zaev, por VMRO-së do t’i duhet ende kohë të reformohet së brendshmi, të paktën deri në atë shkallë sa të ketë moral t’i kërkoj llogari për qeverisje të pastër oponentit politik.
Opozita shqiptare pas përfundimit të zgjedhjeve të 15 korrikut zhvilloi një fushatë publike të gjerë për të kontestuar dhe relativizuar fitoren e BDI-së. Por, pati edhe një ofertë bujare, të cilës nuk iu përmbajt deri në fund, se do të mbështesin kandidaturën e re për Kryeministër shqiptar nëse ajo vjen në Parlament. Opozita pati rastin që këtë ofertë të saj ta shndërrojë në platformë të veprimit politik më 13 gusht, në një takim që ishte thirrur nga Ali Ahmeti. Nëse do të mbahej ai takim, sigurisht formimi i qeverisë së re do të kishte performancë dhe e strukturë tjetër, ku gjithsesi nuk do të përjashtohej edhe Kryeministri shqiptar. Ndryshe nuk do të kishte logjikë ky takim, sepse BDI edhe ashtu nuk e ka pasur problem t’i bëjë numrat bashkë me LSDM-në për të formuar Qeverinë e re. BDI madje ka pasur ofertë edhe nga VMRO, por ajo iu përmbajt një parimi që nganjëherë në politikë flijimi i premtimeve elektorale mund të ndodhë nëse në këmbim arrihet një kompromis që do ta bënte procesin më shpresëdhënës për shumë çështje të hapura, që janë ndoshta më të qenësishme se posti i kryeministrit.

A ishte edhe në dorën e opozitës Kryeministri i parë shqiptar?

Për rrjedhojë, kritikat për mospërmbushjen e idesë së Kryeminstrit shqiptar, nuk do të duhej të adresohen ekskluzivisht vetëm tek BDI, por edhe tek opozita. Ftesa që iu bë kësaj të fundit në takimin e 13 gushtit kishte një temë qendrore: marrjen e përgjegjësive në qeverisjen e ardhshme të vendit. Opozita me vullnet dhe pa presion u vetpërjashtua nga tryeza e bisedimeve brendashqiptare dhe me këtë humbi edhe të drejtën morale që të kërkojë llogari nga BDI për mospërmbushjen e idesë së Kryeministrit shqiptar.
Përqendrimi i opozitës vetëm në kontestimin e fitores së BDI-së, liferimi i informacioneve se gjoja do të bëjnë koalicion me LSDM-në duke huazuar edhe katër deputetë të VMRO-së, takimet jotransparente me liderët maqedonas, dhe heqja dorë nga bashkëpunimi brendashqiptar për të nxjerrë një produkt më të dinjitetshëm politik pas fitores kolosale me 32 mandate të përbashkëta shqiptare, e bën opozitën shqiptare (AA-ASH) më pak të besueshme në kauzat e saj për të demonstruar një qëndrim që do të ishte i kapshëm për të gjithë, sidomos për ata që kanë pritur se bashkëpunimi politik shqiptar në këtë proces pas zgjedhor do të arrijë të prodhojë një standard të ri vendimmarrës të shqiptarëve në Maqedoni.

Zhvillimit ekonomik e social –  lajtmotivi i programit qeverisës

Qeveria e re po vjen në kohën kur vendi ndodhet në procesin negocimit me BE-në, ku shumë lëvizje politike e institucionale ndodhen nën reflektorët e ndezur të Brukselit, por po vjen edhe në rrethana më relaksuese sa i përket marrëdhënieve me fqinjët, sidomos me Greqinë dhe Bullgarinë.
Nëse anëtarësimi në NATO i atribuohet sidomos relaksimit të këtyre marrëdhënieve, atëherë është e logjikshme të presim që pikërisht ky binom LSDM-BDI të vazhdojë betejat diplomatike edhe në plotësimin e standardeve të kërkuara nga BE për t’u bërë një ditë anëtare e plotë e saj.
Zaev dhe Ahmeti premtuan se do të punojnë në harmonizimin e programit qeverisës. Ata gjithashtu premtuan se do të dërgojnë ligje në Parlament, për të cilët paraprakisht do të merren vesh, por edhe do të reduktojnë administratën në llogari të cilësisë së shërbimeve për qytetarët. Dy liderët thanë se do të këmbëngulin në luftimin joselektiv të korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe do të vendosin një standard të ri në vlerësimin e kuadrove që do të marrin drejtimin e institucioneve, përfshi edhe gjyqësorin.
Qeveria e re duhet të jetë qeveri e zhvillimit ekonomik e social dhe një shpresë më shumë për të gjithë ata që do t’iu nënshtrohen garës së konkurrencës në të gjitha fushat e jetës. Shanse të barabarta për të gjithë, investime kapitale, zhvillim proporcional të rajoneve, qeverisje shumënivelëshe dhe decentralizim të plotë të pushtetit lokal, eliminim të oligarkëve dhe harambashëve që shfrytëzojnë lidhjet me pushtetin për pasurim abuziv dhe riporcesim të rasteve të montuara (sidomos kundër disa shqiptarëve)  brenda këtyre njëzetë viteve, do të mjaftonin të jenë shtyllat kryesore mbi të cilat do të duhej të projektohej programi i ri bashkëqverisës.

Etiketa: abuzivbashkëqeverisësÇka ofron Qeveria e re në Shkup?decentralizimEmin AZEMIharambashëtInvestimekapitaleoligarkëtprogramiqeverisjeshanse të barabartashtyllat

Të Lidhura

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

nga 27
22:19 | 03/06/2026
0

Rolando Maran e ka nisur keq aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare, duke u mposhtur me rezultatin 0-1...

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

nga 27
21:07 | 03/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama foli sot në një intervistë për CNN International, ku u pyet për projektin në Zvërnec. Gjatë fjalës...

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

nga 27
20:39 | 03/06/2026
0

Ndërsa protestuesit ishin mbledhur në shesh kundër resortit në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale 2 projekte...

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

nga 27
19:27 | 03/06/2026
0

“Rama ik” dhe thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit kanë jehuar në protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ku qindra qytetarë...

Para
Familja e Enisa Dodës hap dyert e mortit, babai: Indrit Bajraktarin e kam njeri të familjes

Familja e Enisa Dodës hap dyert e mortit, babai: Indrit Bajraktarin e kam njeri të familjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

22:19 | 03/06/2026
Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

21:07 | 03/06/2026
Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

20:39 | 03/06/2026
Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

19:27 | 03/06/2026
Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

19:19 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –
  • Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…
  • Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –
  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –
  • Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –
  • “Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –
  • Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com