“Më mirë luan një ditë se sa lepur gjithë jetën”/ Cakaj, Majko dhe Lleshaj duhet të japin dorëheqjen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Më mirë luan një ditë se sa lepur gjithë jetën”/ Cakaj, Majko dhe Lleshaj duhet të japin dorëheqjen

14:24 | 18/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ja shkaqet dhe arsyet pse ministrat Cakaj, Majko dhe Lleshaj duhet të japin dorëheqje! Neglizhencë, mosinformim publik, mosmarrje masash parandaluese dhe keqmenaxhim i krizës në kufirin grek me pasoja humbje jete dhe vuajtje, torturë, stres dhe cënim dinjiteti të mijëra qytetarëve shqiptarë! Këto janë jo vetëm shkelje administrative, por edhe kundravajtje penale!

Nga Aleksandër Biberaj

Të dashur miq,
Lavdi Zotit më në fund kriza në kufirin grek u zgjidh, dhe kushdo që kontribuoi në zgjidhjen e saj meriton falenderime respekt dhe mirënjohje. Por që të mos ndodhe si gjithmonë që kalojmë nga një krizë në një tjetër me kosto dhe humbje, kriza këto të shkaktuara nga papërgjegjshmëria, neglizhenca dhe keq-qeverisja, do t’i propozoja shumë sinqerisht ministrave Cakaj, Majko dhe Lleshaj si kolegë, pa asnjë ngarkesë, konetacioni apo objektivi politik që të japin dorëheqje, duke i’u kërkua falje qytetarëve që vuajtën në kufirin grek por edhe një kombi të tërë që ndoqi për ditë të tëra më shumë shqetësim tragjedinë që po luhej në vitin 2020 në “portat greke”. Dhe do përpiqem që ta argumentoj shkurtimisht se pse ata duhet të japin dorëheqje? Ministria e Jashme është njoftuar që më datën 5 gusht për vendimin e qeverisë greke, ndërkohë që jo vetëm nuk ka njoftuar qytetarët shqiptarë të interesuar dhe as ministritë dhe dikasteret e tjera, por nuk ka marrë asnjë masë paraprake, gjë që çoi në krizën në kufi. Edhe kur ndodhi kriza nuk kemi njoftim zyrtar që Ministri i Jashtëm bëri ndonjë përpjekje me homologun grek për zgjidhjen e krizës. E njejta gjë mund të thuhet edhe për Ministrin e Emigracionit që u bë dje i “gjallë” duke “falenderuar” ministrat Xhaçka dhe Lleshaj për arsye që i dinë vetëm i ” madhi” Majko, arsye që kanë të njëjtën llogjikë siç duket si në rastin e prishjes së teatrit kombëtar, kohë kur Majko nuk foli se “e kishte gojën me probleme”!? Xhaçka me sa duket duhet “falenderuar” për rrugët vajtje-ardhje vakance detare-Kakavijë!? Po Lleshaj, apo për “punën e shkëlqyer të policisë rrugore dhe të rendit”, që “kurseu” jetën e Samuelit 10-vjeçar!? Besoj se për arsyet e lart-përmenduar Ministri Cakaj dhe Majko duhet të japin dorëheqje të paevokueshme dhe t’iu kërkojnë falje qytetarëve dhe kombit për atë që ndodhi me Kakavijë dhe Kapshticë. Ndërsa Ministri Lleshaj duhet të japë dorëheqje për keq-menaxhim të situatës nga policia rrugore dhe ajo e rendit, me pasoja humbjen e jetës së 10-vjeçarit. Natyrisht që dorëheqja është një akt krejt personal, por do të gjykoja se dorëheqja do të tregonte edhe pendesë, edhe brerje/vrasje ndërgjegje, etike, përgjegjshmëri por edhe dinjitet dhe personalitet. Unë kam qënë ndër ata politikanë që ndonëse jam dhe mbetem i djathtë në filozofinë, ideologjinëe dhe aktivitetin tim politik 30- vjeçar, dhe nuk kam bashkëpunuar kurrë në asnjë lloj forme me të majtën, kam pasur kurajon që t’i falenderoj kolegët e majtë pa asnjë lloj kompleksi apo paragjykimi, kur i kanë shërbyer interesit popullor dhe atij kombëtar. Edhe për këta kolegë jam shprehur pozitivisht kur e kam gjykuar të drejtë një gjë të tillë. E fundit, nisur nga eksperiancat e mia në pozicionet ndërkombëtare si Zv. President i Asamblesë Parlamentare të KE-së, Zv. President i Grupit Parlamentar të PPE-së, Monitorues dhe Raporter i KE-së për vendet e Europës Jug-Lindore, përfshirë edhe monitorimin dhe menaxhimin e krizave ndërkombëtare dhe ndër-kufitare si kjo e jona apo edhe më të rënda përfshirë edhe konfliktet e armatosura, do të gjykoja së në çdo vend të Europës po të ndodhte kjo që ndodhi, këta ministra do të jepnin dorëheqje. Gjithsesi për ta mbyllur, dorëheqja mbetet në ndërgjegjen e tyre civile, qytetare, intelektuale dhe politike, nëse janë sadopak “të lirë” edhe nga “lideri global”, i cili “po zgjidh” konfliktet globale, përfshirë edhe krizën politike të siamezit Llukashenko në Bjellorusi, dhe s’kishte kohë të merrej me krizën në kufirin grek:) Kolegë Cakaj, Majko, Lleshaj, populli thotë: “më mirë luan një ditë se sa lepur gjithë jetën” dhe nuk i’u del keq po dëgjuat ndonjëherë edhe popullin!

Read more

Nesër do jemi para SPAK-ut –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Etiketa: Aleksandër BiberajMinistri i Jashtëm Gent CakajMinistri për Diasporën Pandeli Majkongjarja ne KakavijeSander Llleshaj

Të Lidhura

Nesër do jemi para SPAK-ut –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

nga 27
11:20 | 04/02/2026
0

Përshkallëzohet situata në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës, ku për të tretën ditë me radhë banorët po protestojnë kundër ndërtimit të...

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

nga 27
11:04 | 04/02/2026
0

Skuadra e Trabzonspor ka fituar me shifrat 3 – 0 ndaj Fethiyespor, raundi i 3-të në Kupën e Turqisë. Protagonist...

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

nga 27
10:40 | 04/02/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë të PD-së, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

nga 27
10:12 | 04/02/2026
0

Ministria e punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta...

Para
Rama i përgjigjet Haradinajt: Kush flet shqip, se këtë e ka gjuhën e nënës, të mos e përdorë për të ndarë

Hapja e shkollave, Rama: Jo pak vende të botës nuk kanë vendosur ende

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nesër do jemi para SPAK-ut –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

11:20 | 04/02/2026
Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

11:04 | 04/02/2026
Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

10:40 | 04/02/2026
Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

10:12 | 04/02/2026
Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

09:48 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Nesër do jemi para SPAK-ut –
  • Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –
  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –
  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –
  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –
  • Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nesër do jemi para SPAK-ut –
  • Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com